Shqiptarët nuk harrojnë zakonet, ja si e presin nusen në aeroportin e Hamburgut (Video)

  • 11 January 2018 - 11:04
Shqiptarët nuk harrojnë zakonet, ja si e presin nusen në aeroportin e Hamburgut (Video)

Shqiptarët kudo që jetojnë nuk i harrojnë traditat e tyre. Një video është shpërndarë në rrjetet sociale, nga faqja “Nuset – Çiftet Shqiptare”, ku në video shihet se si një nuse pritet me def.

Dasmorët e presin duke kënduar kur nusja arrin në aeroportin e Hamburgut në Gjermani.

Video e publikuar në “Facebook”, ka marrë shumë komente, duke shkaktuar shumë reagime, si dhe është shpërndarë shumë. Dhëndri shihet afër nuses, kur familjarët këndojnë.

(Kosova Sot)