Bën si gangster por has në hundëlesh: E rrahin dhe turma e përqesh (Video)

  • 03 August 2015 - 18:50
Bën si gangster por has në hundëlesh: E rrahin dhe turma e përqesh (Video)

Të shumtë janë njerëzit që kanë mbushur shkallët e stadiumit të improvizuar për të ndjekur një garë me makina. Por mes tyre është një person, i cili bën si gangster, duke bezdisur spektatorët e tjerë.
Por pasi del huq më të parin (i cili edhe pse është shtatlartë, nuk ia kthen grushtin), nga turma del një “vullnetar”, i cili i jep një mësim të mirë gangsterit.

Por akoma edhe më qesharake bëhet situata, kur gangsteri mëson më në fund, se sa e dhimbshme është kur e gjithë turma qesh me dhimbjen tënde, transmeton syri.net.