Momenti kur rrëzohen 2 vinça në Holandë dhe lënë 20 të lënduar (Video)

  • 03 August 2015 - 20:47
Momenti kur rrëzohen 2 vinça në Holandë dhe lënë 20 të lënduar (Video)

Të paktën 20 persona mendohet të kenë marrë lëndime, pasi që dy vinça u rrëzuan mbi disa shtëpi në Holandë, kanë raportuar mediat holandeze

Incidenti ka ndodhur në fshatin Alphen aan den Rijn, ku banojnë më shumë se 100 njerëz, shkruan Indeksonline.

“Ka indikacione për shumë të lënduar”, kanë shkruar në Twitter shërbimet emergjente.

Vinçat po bartnin një pjesë të urës që po ndërtohej në afërsi. Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë.