Babai i bleu vogëlushes së tij një pitbull, pesë ditë më vonë ajo u sulmua për vdekje nga qeni

  • 18 January 2018 - 15:02
Babai i bleu vogëlushes së tij një pitbull, pesë ditë më vonë ajo u sulmua për vdekje nga qeni

Një baba nga Oklahoma tha se është i tronditur pasi vajza e tij 3-vjeçare u sulmua keq nga një qen i familjes, të cilin ai e kishte blerë vetëm pesë ditë më parë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Jason Dodge, i cili tha se nëna e tij ishte duke u kujdesur për vajzën e tij të vogël, Rylee Marie, kur ai mori një telefonatë alarmante.

“Vajza dhe qeni, kjo është e gjitha që dëgjova”, u ka thënë ai mediave të huaja.
Ai nxitoi në shtëpi dhe e gjeti vajzën e tij të shtrirë në shtrat me lëndime të rënda.
Dodge tha se ai kapi vajzën e tij dhe vrapoi jashtë derës, pasi një ambulancë po vinte drejt shtëpisë së tyre.

Mjekët u përpoqën të shpëtonin Rylee, e cila nuk mundi tu mbijetonte plagëve dhe vdiq në spital.

Trevjeçarja vdiq nga plagë të shumta dhe të mprehta në kokën dhe qafën e saj, kanë bërë të ditur autoritetet.

(Kosova Sot)