Goditet nga makina dhe fluturon si një top lecke 20 metra në ajër (VIDEO)
Ky është momenti i tmerrshëm që një adoleshent u godit nga një makinë dhe u hodh rreth 20 metra përgjatë rrugës – duke e lënë atë me dëmtime, në një goditje të tmerrshme.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje të marra nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë se si adoleshenti fluturon në ajër “si një kukull” dhe përplaset për tokë.
Policia që heton aksidentin në fjalë kanë publikuar pamjet e incidentit në një përpjekje për të gjetur shoferin e makinës.
Njeriu i paidentifikuar, i cili thuhet se është 19 vjeç, po kalonte në rrugë në Derby, kur një makinë e errët, që besohet të jetë një Audi A3, iu afrua me shpejtësi.
Ai përpiqet të vrapojë në anën tjetër të rrugës për të shmangur automjetin, por nuk ia doli.
Vetura e godet atë duke e hedhur më shumë se 20 metra në ajër dhe në trotuar. Dy burra pastaj shkojnë për ta ndihmuar atë.
(Kosova Sot)