Ideja e shkëmbimit të territoreve, tejet e rrezikshme (Foto/Video)

  • 13 February 2018 - 17:38
Ideja e shkëmbimit të territoreve, tejet e rrezikshme (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se një ide e tillë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë është shumë e rrezikshme dhe synim ka ndarjen e Kosovës

Image

Elez Nikçi thekson se është ide shumë e rrezikshme. “Nuk lejohet ndërrimi i kufijve sepse do të krijonte një destabilizim në Ballkan”.

Image

Vesel Veseli thotë se kjo është ide e rrezikshme dhe nuk mund të bisedohet për diçka që ka qenë e jotja dhe që ishte e okupuar nga Serbia. “Nuk ka nevojë të bisedohet me Serbinë për një territor që ka qenë i yni”.

Image

Jakup Hasani thotë se kjo është një lojë e rrezikshme e Serbisë në mënyrë që ta marrë Veriun e Kosovës. “Kjo është një ide e vjetër e kamotshme e Serbisë ka qëllimin final të ndarjes së Kosovës”.

Image

Ismajl Hamiti thotë se një ide e tillë për këmbim territoresh nuk është e mirë. “Ngase është problem të bësh biseda të tilla me Serbinë. Më e mira është  të mbetet kështu si jemi, territori i Kosovës”.

(Kosova Sot)