Nuk mund të integrohemi në Evropë me këtë drejtësi që nuk e lufton korrupsionin (FOTO/VIDEO)

  • 20 February 2018 - 13:02
Nuk mund të integrohemi në Evropë me këtë drejtësi që nuk e lufton korrupsionin (FOTO/VIDEO)

Të anketuarit e “Kosova Sot” shprehen se sistemin aktual të drejtësisë nuk mund të luftohet korrupsioni dhe krimi dhe si të tillë me këtë sistem nuk mund të jemi pjesë e BE-së edhe për shumë dekada

Image

 

Artan Maloku thekson se sistemi i drejtësisë që nga paslufta nuk është në nivelin e duhur dhe si pasojë e mosluftimit të krimit dhe korrupsionit me këtë sistem drejtësie nuk mund të jemi në BE.

Image

 

Gresa Aliu shprehet se në asnjë mënyrë me këtë sistem të dështuar drejtësie kurr nuk luftohen korrupsioni dhe të këqijat që janë duke e mundur shtetin andaj nuk ka vend në BE me këtë sistem drejtësie.

Image

 

Pajazit Halimi konstaton se nuk ka vend në BE pa e luftuar krimin dhe korrupsionin. “Gjyqësori efikas është një nga kushtet e BE-së. Me sistemin e dështuar të drejtësisë, nuk mund të bëhemi pjesë e BE-së”.

Image

 

Hasan Blaku thekson se asnjëherë nuk do të jemi pjesë e BE-së nëse nuk luftohet krimi dhe korrupsioni. “Edhe në bashkësinë familjare nëse nuk luftohen, ajo familje nuk shkon përpara e lëre më shteti”

 

(Kosova Sot)