Derivatet e naftës janë më të lartat në rajon?(Foto/Video)

  • 21 February 2018 - 11:12
Derivatet e naftës janë më të lartat në rajon?(Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot”thonë se çmimet e larta të derivateve të naftës bëhen për shkak se pushteti është i koncentruar se si ta mbush arkën prandaj edhe e ka të shtrenjtë akcizën

Image

 

Beqir Aliu 

Beson se shkak është akciza, TVSH-ja, doganat, pasi buxheti i Kosovës mbushet vetëm nga ato. “Ky është shkak, duke përfshirë edhe tjerat”

Image

 

Fehmi Sfishta

Theksoi se deri sa te vjen nafta këtu te na ai qe e importon naftën duhet t’i japë haraç qeverisë e pastaj për të nxjerr veten ai duhet me e rrit çmimin. “Pra importi i naftës i nënshtrohet disa barrierave, çka edhe ndikon në çmimin e lartë”.

Image

 

Besim Hajrizi

Shprehet se tek ne është më shtrenjte, pasi është akciza ajo që ndikon, dhe përmes tyre shteti fiton pak më shumë të hyra. “Pasi nafta është ndër produktet që përdoret më së shumti në Kosovë”.

Image

 

Bashkim Krasniqi

Thekson se është më e shtrenjtë pasi importohet dhe derisa të vjen këtu ka kosto, prandaj edhe çmimi i saj është i lartë.

(Kosova Sot)