Shpërthimi i madh tmerron banorët e Oklahomas (Video) - TV - Kosova Sot
Shpërthimi i madh tmerron banorët e Oklahomas (Video)

Shpërthimi i madh tmerron banorët e Oklahomas (Video)

Banorët e Oklahomas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbetur të habitur ditën e martë pasi në qytet u dëgjua një krismë e madhe shurdhuese që nuk dihej prej nga vinte

Ndërsa Agjencia gjeologjike amerikane nuk raportoi për ndonjë tërmet në atë rajon, shërbimi meteorologjik në Oklahoma deklaroi që zhurma mund të jetë shkaktuar nga shkatërrimi i një meteori që kishte goditur Tokën nga hapësira.

Një numër i madh i banorëve të qytetit shpërdanë shqetësimin e tyre në rrjetet sociale, ndërsa disa prej tyre edhe e kishin parë me sytë e tyre një dritë të gjelbër e të portokalltë vezulluese që u duk në qiellin e pastër gjatë ditës.

Megjithatë, edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar prej nga ka ardhur zhurma dhe drita misterioze, edhe autoritetet kanë deklaruar që supozojnë se ajo mund të jetë shkaktuar nga një meteor, ose ndonjë zhurmë e ndonjë avioni.

 

(Kosova Sot)

10 orë e 30 minuta më parë
25/06/18