Shpend Jahti po e bën Prishtinën Devollistan (Video)

  • 16 March 2018 - 07:34
Shpend Jahti po e bën Prishtinën Devollistan (Video)

ANALISTËT DHE QYTETARËT AKUZOJNË KRYETARIN E PRISHTINËS PËR PLANET MAFIOZE 

Pas ndarjes finale që ndodhi një ditë më parë në "VETËVENDOSJE", daljen e 13 deputetëve nga ky subjekt politik dhe krijimin e grupit parlamentar nga 12 të tjerë, analistët politikë vlerësojnë se ky është hapi përfundimtar i kurdisur në prapaskenë nga grupi i kryetarit Shpend Ahmeti, i cili, sipas tyre, do të tentojë që tani të bëhet ajo që gjithmonë e ka ëndërruar ai, dhe të cilën ëndërr po ia realizojnë mafio-oligarkët më të inkriminuar Devolli &Co, pra klani "Pronto" dhe "Coca Cola Zero", që të bëhet kryetar i partisë së re të ashtuquajtur Social Demokrate , e që nuk është asgjë tjetër, përveçse Partia e Devollëve, apo Partia e Jahtit të Devollëve! Sidoqoftë, analistët e shohin të pashpresë dhe të dështuar edhe këtë lojë të këtij grupi të rebeluar, e që,sipas tyre, janë të instrumentalizuar nga Shpend Ahmeti, sepse edhe FER-2 do të jetë i dënuar ta përjetojë fatin e FER-it 1, në krye të së cilës parti pritet të jetë njeriu lojtar kryesor i vëllezërve Devolli dhe mafio-oligarkëve të tjerë, Shpend Ahmeti. Analistët madje konsiderojnë se në këtë situatë Ahmeti do të duhej të lirojë rrugë vetë, sa nuk është ngritur një mocion procedural mbi bazën e ligjit për qeverisjen lokale, për shkarkimin e tij dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, ngase nuk ka çka i duhet qytetarit të Prishtinës një kryetari i tillë që bën tregti me votën, sikur nuk ka çka i duhet as Kosovës edhe një parti e mafio-oligarkëve dhe nëntokës më të zezë kriminale. Analistët theksojnë se është pikërisht Shpend Ahmeti ai , siç e quajnë edhe miqtë e tij të deridjeshëm në rrjetet sociale, një dështak,dembel,gënjeshtar, mashtrues e përfitues në kurriz të tjerëve dhe për interesa të tij personale dhe nëntokës kriminale që "ia lagin mirë fytin," prandaj qytetarët dhe aktivistët e VV-së po kërkojnë përmes rrjeteve sociale që të rrezojnë Shpend Ahmetin nga posti i kryetarit, pasi ai me mashtrim dhe për interesa personale dhe të nëntokës kriminale mafioze kishte marrë e blerë kriminalisht pushtetin në Prishtinë dy herë. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara, kryetari Shpend Ahmeti e as dy vëllezërit Devolli nuk kanë kthyer përgjigje.

Kryetar pa legjitimitet

Analisti politik Florim Zeqa konsideron se sikur të kishte vetëm pak moral njerë- zor, Shpend Ahmeti me rastin e largimit nga VV-ja, përveç dorëzimit të postit në këtë subjekt, do të duhej të dorëzojë edhe mandatin e fituar politik nga VVja, gjegjësisht postin e kryetarit të Prishtinës. "Meqenëse kjo nuk ka gjasa të ndodhë, atëherë kërkesave të qytetarëve duhet t'u paraprijë iniciativa e asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës për të larguar sa më parë nga posti i kryetarit, mashtruesin dhe kontrabanduesin e vullnetit të elektoratit prishtinas. Një iniciativë e asamblistëve të VV-së do ta bënte VV-në, përveçse subjekt të përgjegjshëm politik, do të rritej kredibiliteti i saj edhe në nivel vendi. Prandaj, asamblistët e VV-së dhe qytetarët në pajtim me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, duhet që të kërkojnë me urgjencë largimin e kryetarit mashtrues, në fakt të kryetarit të "nëntokës dhe mafisë kriminale" Shpend Ahmeti dhe të shpallen zgjedhje të reja për kryetar në kryeqytetin e Republikës së Kosovës", u shpreh ai. "Qëndrimi i mëtutjeshëm në postin e të parit të kryeqytetit i një mashtruesi ordiner nuk i bën nder Prishtinës dhe vendit në përgjithësi. Shpend Jahti përmes klanit mafioz të oligarkëve të inkriminuar Devolli &Co, pra klanit "Pronto" dhe "Coca Cola Zero" mund të realizojë ëndrrën e tij që të bëhet kryetar i partisë së re të ashtuquajtur Social Demokrate, e që nuk është asgjë tjetër, përveçse partia e DEVOLLËVE të tejinkriminuar. Thënë ndryshe, FER-i 2 do të ishte përsëritje e FER-it 1, në krye të së cilës parti pritet të jetë shërbëtori kryesor i vëllezërve Devolli dhe mafio-oligarkëve të tjerë gjithandej Kosovës", theksoi Zeqa për "Kosova Sot". Ndërsa politologu Arsim Haziri thotë se Shpend Ahmeti, përderisa ishte pjesë e FER-it, ai as pragun nuk mundi të tejkalojë, që nënkupton njëherësh edhe për vlerësimin e dobët që mori nga elektorati i përgjithshëm. "Ky grup politikanësh, duke e parë gjendjen e rëndë, aderuan në LVV, pra, nënkuptohet për t'u fuqizuar që edhe ia arriti të bëhet figurë menjëherë e fuqishme në këtë subjekt pas Albinit. Duke e parë këtë fuqi të madhe elektorale të verifikuar edhe gjatë zgjedhjeve nacionale, Shpendi dhe grupi i tij i padinjitetshëm filloi të sillet në mënyrë të pandërgjegjshme, që edhe kulmuan me ndarjen e përkrahësve të tij nga LVV"-ja, u shpreh ai. "Unë konsideroj se njëri nga nenet e Ligjit për vetëqeverisje lokale duhet të zbatohet në këtë rast, përmes përqindjes së kërkuar dhe ligjore të shfuqizohet ky personalitet pa integritet moral e profesional, në mënyrë që mosbesimi i tij karshi trupës qytetare të mos vazhdojë. Shpend Ahmeti, me veprimet e fundit, e dëshmoi se nuk përfaqëson më besimin qytetar, nuk përfaqëson më drejtësinë dhe qeverisjen ligjore, ky grup konsideroj se është dorë e zgjatur e kompanive të mëdha ekonomike, po ashtu edhe politikës së degraduar", potencoi Haziri për "Kosova Sot". 

ALIU: NUK U DUHET QYTETARËVE NJË KRYETAR I KRYEQYTETIT, APO KRYETAR I PARTISË SË NËNTOKËS KRIMINALE, SIÇ ËSHTË SHPEND AHMETI!

Dorëzimin e mandatit nga Shpend Ahmeti, sidomos pas zhvillimeve të fundit, e kërkon edhe analisti Bislim Aliu. "Gjithsesi Shpend Ahmeti do të tentojë që të bëhet ajo, që ai gjithnjë e kishte ëndërruar dhe të cilën ëndërr po ia realizojnë mafio-oligarkët më të inkriminuar Devolli CO, pra klani 'PRONTO' dhe 'Coca Cola Zero', që ta realizojë dëshirën e vet dhe të bëhet kryetar i partisë së re të ashtuquajtur SOCIAL DEMOKRATE, e që nuk është asgjë tjetër, përveçse Partia e Devollëve tejet të inkriminuar, apo partia e Jahtit të Devollëve!!! Dhe, sigurisht mendoj se FER-2 do të përjetojë fatin e FER-1, në krye të cilës parti pritet të jetë njeriu, lojtar kryesor i vëllezërve Devolli, Shpend Ahmeti", u shpreh ai."Mendoj se Kosovës nuk i duhet një parti e re e mafio-oligarkëve dhe e lidhur me nëntokën kriminale. Andaj, kjo parti nuk do t'i sjellë asgjë të re qytetarëve, e cila në Komunën e Prishtinës, që sa kohë e dha shembullin e keqqeverisjes dhe tërësisht e lidhur me nëntokën kriminale! Ndaj, fare nuk i duhet qytetarëve një kryetar i kryeqytetit, apo kryetar i partisë së nëntokës kriminale, siç është Shpend Ahmeti, i cili çfarëdo që flet gënjen e mashtron pa fije turpi", theksoi Aliu. "Ky gënjeshtar është i lindur për të gënjyer. Shpend Ahmeti tërësisht është i lidhur me mafinë e nëntokës dhe Komunën e Prishtinës e ka bërë pronë private, duke e udhëhequr mafia ndërtimore e oligarkëve të inkriminuar përmes nëntokës kriminale. VV-ja dhe qytetarët, në pajtim me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, duhet që ta largojnë kryetarin e Prishtinës, rrenacakun e stërholluar të 'nëntokës kriminale' dhe të shpallen zgjedhjet e reja për kryetar të Prishtinës", vijoi më tutje ai për "Kosova Sot".

Nëntoka qeveris kryeqytetin

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se Shpend Ahmeti, apo si po quhet tani nga populli Shpend Zeza ose Shpend Jahti, do të dështojë sërish shumë turpshëm, edhe nëse ia mësyn finales së krijimit të atij subjekti të ri politik. "Ky në saje të 'Vetëvendosjes', mashtrimeve,rrenave dhe dredhive që e ka në gjak dhe është demagog i kësaj pjelle, u trimërua dhe erdhi në krye të Prishtinës. Mirëpo, populli i pa dredhitë e këtij matrapazi dhe u bind se ky të gjitha këto dredhi dhe mashtrime i kishte për nevoja të tij personale, se si të pasurohej me hajni dhe jashtëligjshëm. Pasi u pasurua dhe u lidh me bandën serbiane Devolli, filloi të gjuajë me shqelma, sepse filloi të ndiejë "viçin gjallë" dhe futi pykën e përçarjes dhe formoi grupin e cubave dhe beri puç tinëzisht, hajnisht, kundër axhamiut Albin Kurti dhe mu për këtë thosha dhe shkruaja rregullisht se vendin nuk mundemi t´ia lëmë në dorë Albin Kurtit se është axhami fare!", theksoi ai. "Qëllimi i këtij matrapazi natyrisht se është për t'u bërë i pari i BANDËS, sa të mundohen dhe t´i vënë emër të ri, populli i di tashmë se kjo bandë është banda Devolli që financon për interesa të veta personal. Banda Devolli me këta banditë e kanë prurë në këtë gjendje të mjerueshme Kosovën", tha analisti Reshat Badallaj për "Kosova Sot", duke kërkuar largimin e tij nga pozita. 

QYTETARËT DUAN NDËSHKIMIN E AHMETIT

Në krejt këtë lojë të politikës dhe të keqpërdorimit të votës së lirë, të ndëshkuar dhe të mashtruar dalin qytetarët. Të intervistuar nga gazeta ata janë në pikë të hallit. Përpjekja e Shpend Ahmetit për vazhdim të mandatit në emër të qytetarëve dhe i "divorcuar" nga partia politike mundë ta sjellë në pozicion të bllokuar vendimmarrjen në Komunë dhe ky mandat të jetë i dështuar sikurse mandati i parë. Sipas Mehmet Nezirit, qytetar i Prishtinës, zgjidhja do të ishte marrja e mandatit të Shpend Ahmetit përmes rrugës ligjore dhe shpallja e zgjedhjeve të reja për kryetar, ndryshe Prishtinë mund të ketë edhe një mandat të dështuar qeverisës. "Mendimi im është se aty njerëzit janë duke punuar sipas interesit të vet, sipas direktivave ndoshta edhe të të tjerëve, edhe ka ardhur deri te përçarja, për arsye se secili po mendon për të ardhur aty në pozitë dhe me qenë ndoshta edhe kryetar i 'VETËVENDOSJES', kështu që për mua ky krahu që tani u nda është një tradhti, e cila i është bërë VV-së. Ata i siguruan vendet e punës, fituan edhe mandatin e deputetit, patën dhe arritën edhe mundësi të tjera dhe tani ia kthyen shpinën VV-së. Sa i përket Shpend Ahmetit, unë mendoj që ai tani sa më parë duhet të largohet nga kryetari i Komunës, sepse edhe ai e ka tradhtuar, edhe ai u largua nga VV-ja, prandaj nuk ka vend aty, nuk mund ta kryejë si duhet funksionin e kryetarit të Komunës", tha Mehmet Neziri. Edhe qytetari tjetër, Ilaz Ismaili është kategorik në kërkesën që Shpend Ahmeti ose ta dorëzojë mandatin e kryetarit, ose t'i merret nga subjekti politik që e ka nominuar për kryetar, dhe në bashkëpunim me qytetarët. "Shpendi duhet ta dorëzojë mandatin, sepse i ka votat e 'VETËVENDOSJES', dhe në anën tjetër ai e ka tradhtuar edhe partinë, e tani po mendon Shpendi që bën zgjidhje, por nuk mund të bëjë zgjidhje. Këtë e ka ngritur 'VETËVENDOSJE' dhe populli, e ky popullin e ka tradhtuar. Ky duhet të shkojë në shtëpi prej Komunës sa më parë dhe të bëhen zgjedhjet e reja. Prishtinës nuk i vyen asgjë, as FERI- i ri, e as Shpend Ahmeti më, ai me këtë që po ndodh e ka kryer mandatin e vet", tha Ismail. Qytetari Ali Zeqiri, thotë se po u shpallën shpejt zgjedhjet e reja, ka rrezik që abstenimi i daljes së qytetarëve në zgjedhje të jetë akoma edhe më i madh se herët e kaluara, sepse qytetarët janë lodhur me zgjedhje dhe me këto parti politike. "Pakënaqësi ka në çdo lëmi, jo vetëm në kryeqytet, por në përgjithësi në Kosovë, po shihet se si po shkojnë punët, nuk jemi të kënaqur as me kryetar, as me parti, as me kurrgjë", potencoi ai. Sipas tij, populli është lodhur me zgjedhje dhe me vota, secilën herë e më pak po dalin votues edhe në votim. 

Plani tinëzar kundër Albin Kurtit

Analisti Ali Hertica thekson se qëllimi i grupit rebel në VV tani po shihet lakuriqi që ka qenë dhe si ka funksionuar për interesa të pastra kriminale. "Tani thuajse është gjithçka e ditur për planin e të rebeluarve dinakë kundër liderit të VV-së Albin Kurti, që kishin filluar rrugë- timin tinëzar për të realizuar qëllimin dhe ëndrrat e tyre, duke u futur në rrugën dhe bashkëpunimin e mafisë oligarke dhe të atyre të cilët janë të inkriminuar, siç janë klani 'Devolli' dhe ai 'Pronto' dhe pjesëza e 'Coca Cola Zero', duke filluar hapat e marrjes së timonit të subjektit të ri Social Demokrat me klane, të cilat deri me tani i lagnin fytin dhe i gjuanin kocka për t'i lëpirë", u shpreh ai. "Kosovës dhe qytetarëve iu kishte dashur tani një subjekt, i cili do t'i shërbejë së afërmi qytetarit, duke i realizuar ato që janë kërkesa dhe nevoja ligjore, e jo një subjekt, i cili lind nga foleje e mafisë oligarkike dhe të inkriminuarve, të nëntokës kriminale . E gjithë kjo kohë mashtruese po del si një dënim për VVnë, sepse VV-ja i hapi dyert pa pasur kontroll ndaj askujt dhe tani lind problemi, sepse ata të shiturit mbetën dinakë dhe dinakërinë e përdorën me mjeshtri, siç e bëri edhe Donika e AAK-së, që prapë iu kthye shtëpisë ku e filloi politikën dhe tani kjo tregon se në subjektin politik VV paska pasur shumë individë dinakë dhe mini-kriminelë vetëm sa për t'i realizuar planet e karrieriste, duke përdorur sloganin e rrejshëm për shtet", potencoi Hertica për "Kosova Sot". Edhe analisti politik, Ragip Guraziu konsideron se krejt kjo çka po ndodh në VV, përmes tradhtisë së Shpend Ahmetit me grupin e të rebeluarve, ka qëllime të përfitimit të interesave personale nga kryetari Ahmeti dhe grupi i tij nën hije. "Pas ndarjes finale të VVsë, do të tentojë tani Shpend Jahti që të bëhet ajo që gjithmonë e ka ëndërruar ai, dhe të cilën ëndërr po ia realizojnë mafio-oligarkët më të inkriminuar Devolli &Co, pra klani 'Pronto' dhe 'Coca Cola Zero', që të bëhet kryetar i partisë së re të ashtuquajtur Social Demokrate , e që nuk është asgjë tjetër, përveçse Partia e Devollëve të tejinkriminuar apo partia e jahtit të Devollëve. Sidoqoftë, që të ndodhë do të shihet se edhe ky subjekt i ri politik, FERI- 2, do ta përjetojë si FER-it 1, në krye të së cilës parti pritet të jetë njeriu, lojtar kryesor i vëllezërve Devolli dhe mafio-oligarkëve të tjerë, Shpend Ahmeti", tha Guraziu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)