Institucionet e papërgjegjshme degraduan sistemin e shëndetësisë (Foto/Video)

  • 16 March 2018 - 10:02
Institucionet e papërgjegjshme degraduan sistemin e shëndetësisë (Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” fajësojnë institucionet për gjendjen e rëndë në shëndetësi

Image

Shkëlzen Gjikolli thekson se më shumë po ka fjalë se sa punë.  “Për këtë lusë parlamentin dhe qeverinë që të ndajë më shumë mjete financiare për sektorin e shëndetësisë, pasi 60 për qind e popullsisë sonë them unë janë të varfër , dhe është mëkat që të mos ketë mjete për shëndetësinë”. 

Image

Bislim Ademi thekson se po, këtyre hajnave  që i kemi në qeveri dhe nuk po u dalin paret. “ Këta më shpejt shkojnë në Amerikë se sa unë ta zëmë deri në Prizren, Podujeve apo diku tjetër. Buxheti shpenzohet pa kritere.  Shëndetësia nuk është duke shkuar përpara, shikon çfarë ministri kemi”, shprehet ai!

Image

Fetah Krasniqi thotë S’ ka më keq se ku shkon. “Nëse njeh dikë mund të marrësh  një shërbim më të mirë, nëse jo, shërbimi nuk është  si duhet. “Vetë jam ballafaquar, gjitha ato që duhet për shërimin tim, pavarësisht se në spital publik I ka blerë vetë”. 

Image

Shefki Ramadani thotë se të gjithë kemi faj për gjithë këtë degradim, pasi sikur të mos i përkrahnim, mos t’ i votonim, atëherë do të ishin më ndryshe. “Por ne si popull në përgjuesi jemi ku jemi, gjithmonë ishin kështu. Si janë duke shkuar gjërat nuk shohë ndonjë ndryshim, jo me këtë klasë politike”. 

(Kosova Sot)