Lifti për skijim hedh njerëzit gjithandej (Video)

  • 17 March 2018 - 12:52
Lifti për skijim hedh njerëzit gjithandej (Video)

Në videon e postuar, tregohet moment kur lifti për skijim papritur fillon të lëviz nga ana e kundërt. Të paktën 10 njerëz janë lënduar. E tërë kjo ngjarje ka ndodhur në Guadariu, Gjeorgji.

Dy nga viktimat kanë pasur lëndime serioze, ku njëra prej tyre ishte edhe shtatëzënë, me shtetësi suedeze.

Shpejtësia e teleferikut u rrit në dyfshinin e shpejtësisë normale. Gjithçka dul jashtë kontrolli. Disa nga turistët mundeshin te hidheshin vetë, ndërsa të tjerë I flakte tutje vet teleferiku, sikur të ishin copa letre.

Zyra e Suedisë, që ndodhet ne Gjeorgji, ka konfirmuar lajmin se gruaja kishte marre lëndime te mëdha dhe ishte shtatëzënë, dhe e njejta është dërguar në kryeqytet për të marrë trajtimin e duhur dhe të nevojshëm.

Arsyeja e vërtetë që e ka shkaktuar këtë problem nuk dihet, mirëpo ministri I financave ka biseduar me prodhuesin e teleferikut, Austrian Doppelmayr Garaventa group, për të marrur përgjigjje. Eshtë spekuluar se një prishje apo luhatje e tensionit mund të ketë qenë problem.

Për ndryshe, në Gjeorgji tani më gjithmonë e më shumë po rritet numri I turistëve gjatë sezonës së dimrit, për shkak të vendit të përshtatshëm për skijim dhe çmimeve shumë të lira.

 

(Kosova Sot)