Politika fajtor për zbrazjen e Kosovës?(Foto/Video)

  • 18 March 2018 - 11:48
Politika fajtor për zbrazjen e Kosovës?(Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se fajtorë për zbrazjen e Kosovës që po ndodhë edhe tash, janë gjitha qeveritë e pasluftës që menduan vetëm së si të pasurohen për vete.

Image

 

Xhafer Jashari thotë se fajtorë janë të gjitha qeveritë dhe përbërjet e parlamentit. “Qytetarët kanë humbur shpresën se punësohen familjarët e pushtetarëve dhe militantët partiak e rinia bredh rrugëve”.

Image

 

Ismet Arifi shprehet se fajtorë janë pushteti dhe qeveria që nuk krijoi kushte për punësim e rinia bredhë rrugëve dhe nga varfëria e madhe që e ka kapluar vendin po detyrohen që ta lëshojnë Kosovën.

Image

 

Emin Gërbeshi shprehet se fajtorë janë të gjitha qeveritë që e zbrazën  Kosovën ngase nuk punuan fare për popull por vetëm për xhepat e  tyre. “Andaj qytetarët nga skamja po detyrohen që të ikin ashtë vendi”.

Image

 

Shefki Muqolli thekson se kur pritëm një jetë më të mirë pas lirisë u zhgënjyem e këtu nuk ka gjasa të përparohet veç klikës që është në pushtet. “Ata e sollën situatën deri këtu dhe tash as ata nuk mund ta zgjedhin”.

 

(Kosova Sot)