Pamjet e tmerrshme: Makina pa shofer aksidenton për vdekje kalimtaren (VIDEO)
Gjigandi Uber ka vendosur të ndërpresë testimet e makinave autonome, pasi një e tillë shkaktoi një aksident vdekjeprurës
Makina kishte në brendësi të saj Rafaela Vasquez, por ajo nuk ishte në drejtim.
Ngjarja u regjistrua në një rrugë në Arizona, SHBA.
Makina ishte brenda shpejtësisë së lejuar, kur përpara i doli një grua që po shtynte biçikletën.
Makina nuk frenoi dhe Elaine Herzberg humbi jetën nga përplasja.
Zona nuk ishte shumë e ndriçuar. Vasquez i tha policisë se ajo nuk mund të parandalonte tragjedinë.
(Kosova Sot)