Ministrat me aktakuza duhet shkarkuar (Foto/Video)

  • 15 April 2018 - 11:22
Ministrat me aktakuza duhet shkarkuar (Foto/Video)

Të anketuarit thonë se tre ministrat e akuzuar nga ana e organeve të drejtësisë pasiqë nuk kanë dhënë dorëheqje morale, duhet shkarkuar menjëherë.

Image

Reshat Salihu thotë se nuk mjafton të shkarkohen vetëm tre ministrat që janë nën  hetime por duhet shkarkuar që të gjithë krerët e shtetit që nga kryetari, kryeparlamentari dhe kryetari i qeverisë. “Kjo është qeverisja më e dobët që e ka pasur Kosova”.

Image

Mursel Rracaj thekson se në shtetet e mirëfillta demokratike ata do të duhej të ofronin dorëheqje. “Por pasi ata nuk kanë ofruar dorëheqjen të njëjtit duhet shkarkuar urgjentisht nga kryeministri Haradinaj”.

Image

Arbër Xheladini thotë se një dorëheqje individuale e tyre do të ishte më e mirë. “Por pasi tre ministrat tanë po hezitojnë të japin dorëheqje atëherë ata duhet të shkarkohen nga kryeministri Haradinaj”.

Image

Sylejman Zogu thotë se normalisht se duhet shkarkuar nga ana e kryeministrit. “Kjo pasiqë çdonjëri person që është në hetime dhe derisa të ndriçohet rasti ata duhet të shkarkohen nga kryeministri Haradinaj”.

(Kosova Sot)