Gjuha parlamentare po degradon në Kosovë (Foto/Video)

  • 19 April 2018 - 10:38
Gjuha parlamentare po degradon në Kosovë (Foto/Video)

Të anketuarit pajtohen se në Kuvendin e Kosovës që nga paslufta e deri më në tërësi sot ka degraduar gjuha parlamentare e deputetëve nga i gjithë spektri politik

ImageAtdhe Hykolli thotë se gjuha parlamentare po shkon keq e më keq. “Kuvendarët duhet të kenë kujdes se gjuha ka rëndësi andaj edhe duhet ta gdhendin gjuhën kur flasin se në shumicës e rasteve TV-ja shikohet në prani të familjes”.
Image

 

Bukurosh Berisha shprehet se gjuha që po përdoret në Kuvendin e Kosovës është fyese dhe shumë e degraduar, andaj duhet një kujdes ndaj gjuhës që përdoret “.Fyerjet dhe vulgariteti nuk nevojiten se janë  tepër”.
Image

Isuf Dedushaj thotë se  nuk e di se si ka zënë rrënjë kjo gjuhë degraduese edhe në Kuvendin tonë. “Akuzat e njëri- tjetrit po bëhen me gjuhë shumë të vrazhdë dhe shumë tepër vulgare, andaj duhet hequr”.

ImageIsmajl Hamiti thekson se gjuha parlamentare i tejkalon ato të shprehjeve demokratike dhe ka fjalorë të tejkaluar  shumë vulgarë dhe i dëmshëm. “Andaj gjuhën duhet korrigjuar dhe të jetë pa fyerje e vulgarizma”.

(Kosova Sot)