Lajçi: Qytetarët e Kosovës, i ka lodhur krimi dhe korrupsioni (Video)

  • 19 April 2018 - 16:25
Lajçi: Qytetarët e Kosovës, i ka lodhur krimi dhe korrupsioni (Video)

Një opinion të ngjashëm e ka edhe deputeti Ali Lajçi nga VV-ja. "Konsideroj që nuk është aspak serioze ajo që e ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi, sepse qytetarët e Kosovës nëse i ka lodhur dikush, i ka lodhur krimi dhe korrupsioni që ka kapur të gjitha institucionet dhe që një pjesë të madhe, të konsiderueshme, të përgjegjësisë e ka edhe vetë presidenti, sepse ai e pati premtuar liberalizimin e vizave që në mandatin e parë si kryeministër vendi, i bëri dy mandate kryeministër, një mandat zëvendëskryeministër dhe tani po adreson kritika ndaj BE-së nga pozita e kryetarit të shtetit", u shpreh ai."Dihet mirëfilli që kjo është një qasje joserioze, ngase edhe ashtu Hashim Thaçi asnjëherë nuk ka treguar seriozitet në qasjen e tij karshi detyrave reale në krye të shtetit", tha Lajçi për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)