Iranianja vesh hixhabin e tejdukshëm, “policia morale” ushtron dhunë kundër saj (Video)

  • 20 April 2018 - 12:15
Iranianja vesh hixhabin e tejdukshëm, “policia morale” ushtron dhunë kundër saj (Video)

Një video shokuese është publikuar në internet pasi hixhabi i një femre të re ishte i tejdukshëm kur “policia morale” filloj të shfaq dhunë ndaj saj.

Pamjet tregojnë se anëtarë të një taskforce speciale gjurmuan një grua të re që besohet se ishte 20-vjeçare në Teheran. Nën ligjin Iranian, është e detyrueshme që një femër të mbulohet nga këmbët e deri te koka, por shumë prej tyre sfidojnë këtë ligj duke bërë që të veshin një hixhab të tejdukshëm, raporton “The Guardian”.

Gruaja e re dëgjohet duke i rezistuar “policisë morale” iraniane duke bërtitur “Më lejoni të shkoj, më lejoni.”

Pas disa orëve ku videoja ishte bërë virale në internet, ministri i brendshëm, Abdolreza Rahmani-Fazil urdhëroi një hetim, sipas një deklarate zyrtare që e quajti incidentin “një trajtim të pazakontë të një gruaje në duart e policisë morale”.

Ky incident i cili kishte ndodhur të mërkuren. Por para disa muajve shumë gra kishin dalë në rrugët e Iranit për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me veshjen e detyrueshme të hixhabit.

Videoja e publikuar në internet ka acaruar shumë komentues si “kjo video më ka lënduar zemrën”.

Jo çdo grua që mban një hixhab në Iran e bën këtë nën presion, por miliona janë kundër asaj që është e detyrueshme, e cila ka qenë një politikë integrale e republikës islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

(Kosova Sot)