Favorizohen prodhimet serbe në Kosove, e jo ato të Shqipërisë (Foto/Video)

  • 20 April 2018 - 15:40
Favorizohen prodhimet serbe në Kosove, e jo ato të Shqipërisë (Foto/Video)

Qytetarët mendojnë se vetëdija e qytetarëve duhet të ngritet dhe shteti të bëjë më tepër për prodhuesit vendorë

Image

Sokol Shala thekson se po favorizohen shkaku i kualitetit dhe janë më të afërta. “Mendoj se prodhuesit kosovarë duhet të punojnë më shumë për të plasuar produkte sa më kulitative, një gamë të gjerë ofertash dhe që diku t’i zëvendësojmë produktet serbe.

Image

Sabit Gashi shprehet se kjo është pasojë e mos bashkëpunimit që kanë dy vendet. “Mendoj se duhet të ekzistojnë lehtësia dhe bashkëpunime që nga shkollimi deri te bashkëpunim dhe unifikimi i tregut”.

Image

Naim Berisha thekson se kjo nuk është dashur të ndodhë, por mendoj se edhe qytetarët nuk duhet t’i blejnë këto produkte. “Institucionet duhet më shumë të subvencionojnë produktet vendore dhe po ashtu edhe të orientohet ekonomikisht nga Shqipëria”.

Image

Mustafa Reçica thotë se ky është një gabim i madh dhe këtu përveç vetëdijes më të lartë nga qytetarët, biznesmenët, edhe shteti me instrumentet duhet të ndërmarrë masa dhe të  punojmë më shumë për këtë çështje.

(Kosova Sot)