Vlojnë lejet e "korrupsionit"nëpër gushën e Shpend Ahmetit (Video)

  • 24 April 2018 - 11:07
Vlojnë lejet e

 

Bejta: Shpend Ahmeti është vegël e "ndërtimtarëve" që dje i ndihmuan për të blerë votat dhe mekanizmat për "fitoren" e Prishtinës

Ata që 'ia lagin fytin' me ryshfete Shpend Ahmetit dhe klanit të organizuar 'Coca Cola Zero' nuk kanë probleme me marrjen dhe blerjen e lejeve ndërtimore, ndërsa ata që nuk ua lagin fytin me mitë e ryshfete dhe nuk janë pjesë e nëntokës dhe veprimeve kriminale nuk kanë shanse të jenë në listën e bizneseve që Shpend Ahmeti u jep e shet leje ndërtimi. Dhe, kështu po vazhdon shitja e lejeve ndërtimore nga Shpend Ahmeti, edhe atë për ndërtime të larta në kryeqytet, që i lëshoi Komuna e Prishtinës, ku për vetëm dy muaj u lëshuan 20 leje ndërtimore, si dhe gjysma e këtyre lejeve iu lëshuan kompanive ndërtimore për ndërtimin e objekteve të larta shumë banesore dhe afariste", tha analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot

Komuna e Prishtinës i ka lëshuar për dy muaj 20 leje ndërtimore, ndërsa gjysma e këtyre lejeve iu lëshuan kompanive ndërtimore për ndërtimin e objekteve të larta, shumë banesore dhe afariste. Analistët politikë dhe qytetarët, duke iu referuar këtij numri të madh lejesh për një periudhë të shkurtër kohore, dyshojnë se këto leje po lëshohen vetëm për ata që 'ia lagin fytin' me ryshfete Shpend Ahmetit dhe klanit të organizuar 'Coca Cola Zero' dhe nuk kanë probleme me marrjen e "blerjen" e lejeve ndërtimore, ndërsa ata që nuk ua lagin fytin me mitë e ryshfete dhe nuk janë pjesë e nëntokës dhe veprimeve kriminale nuk kanë shanse të jenë në listën e bizneseve që Shpend Ahmeti u jep e shet leje ndërtimi.

Gazeta ka dërguar pyetje për këto dyshime në komunën e Prishtinës, kryetarit Shpend Ahmeti, por edhe në Prokurorinë Speciale (PSRK), e cila ende nuk ka bërë publike se a do të ngrit aktakuzë kundër,siç po e quajnë analistët, këtij klani kriminal në komunën e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin, e ku po që se do të kishte polici hetuese dhe prokurori speciale serioze dhe të hetonte do të vërtetonte shumë shpejt, se si lejet e ndërtimit shiten dhe negociohen në restorantet e Kosovës e deri në jahte dhe aeroplanë private jashtë shtetit deri në Londër dhe Bruksel, Milano, Tiranë, Shkup etj., të cilat qytete Shpend Ahmeti i preferon për të bërë "biznese". Përgjigje nuk ka dhënë as Prokuroria Speciale. Analistët dheqytetarët kanë dyshimet e tyre, siç thonë ata, shumë të bazuara.

"Shpend Ahmeti është kryetari më i rrezikshëm, por edhe pa farë edukate si pjesë e nëntokës kriminale, i cili në vazhdimësi vetëm gënjen e mashtron, duke mos bërë asgjë të vlefshme dhe të dobishme për Prishtinën dhe qytetarët e saj. Ai zaten fare nuk e ka problem që t'i ndërrojë deklaratat dhe si të ishte ndonjë PALACO apo rrugaç, ose ndoshta si një artist që luan rolet e palaçove, duke mos i llogaritur fare qytetarët e Prishtinës, por vetëm interesat personale dhe të klanit kriminal 'Coca Cola Zero'", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot"

BADALLAJ: SHPEND AHMETI ËSHTË DUKE BËRË HATA NË SHKATËRRIMIN E PRISHTINËS, DUKE DHËNË LEJE NDËRTIMI TË PALIGJSHME

Edhe analisti Reshat Badallajt thotë se mashtruesi, banditi, hajni, Shpend Ahmeti, apo thënë ndryshe Shpend jahti, emër që e fitoi nga populli pasi u kap me mafiozët dhe mafiooligarkët e bandës shumë milionëshe serbiane, që kanë vetëm një emër e që janë Devolli, është duke bërë hata në shkatërrimin e Prishtinës, duke dhënë leje ndërtimi të paligjshme dhe jo vetëm kaq."Dhe, lejet jepen vetëm për interesa të tija personale, duke i trashur thasët me para dhe pastaj i strehon në vendet e sigurta. Bandat më të rrezikshme në Ballkan e kanë kapur Prishtinën për fyti dhe nuk janë duke e lënë të marrë frymë lirisht. Shpend Ahmeti, matrapaz i lindur, lejet ndërtimore ua lëshon vetëm atyre bandave që 'ia lagin fytin', ia 'trashin xhepin' dhe ata që e ndajnë pazarin e kanaleve të nëntokës kriminale COCA COLA ZERO me disa banda tjera hajdutësh, përndryshe le ta provojë ndonjë tjetër që nuk ia japin atë. Kjo të shtyn për të dyshuar se edhe Prokuroria është në të njëjtën valle të krimit të organizuar të këtij rrjeti kriminal", tha Badallaj për "Kosova Sot". "Lejet jepen vetëm për interesa të tij personale, duke i trashur thasët me para dhe pastaj i strehon në vendet e sigurta", tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot".

Kush ua 'lag fytin', merr leje

Një dyshim të madh në këtë lloj tregtie me leje e ka edhe analisti politik, Bislim Aliu, i cili thotë se në komunën e Prishtinës lejet e ndërtimit shiten si hallva."Edhe tani po vazhdon e njëjta mënyrë duke u shitur nga Shpend Ahmeti, edhe ato për ndërtime të larta. Për vetëm dy muaj komuna e Prishtinës lëshoi 20 leje ndërtimore, bile gjysma e këtyre lejeve u lëshuan kompanive ndërtimore për ndërtimin e objekteve të larta shumë banesore dhe afariste! Ndaj, ata që 'ia lagin fytin" me ryshfete Shpend Ahmetit dhe klanit të organizuar 'Coca Cola Zero' fare nuk kanë probleme për marrjen e blerjen të lejeve ndërtimore, ndërsa ata që nuk ia lagin fytin me ryshfete e mitë apo nuk janë pjesë e nëntokës apo veprimeve kriminale, nuk kanë shans të jenë në listën e bizneseve që Shpend Ahmeti iu jep e shet leje ndërtimi", theksoi ai."Pse a thua ende nuk ka ngritur Prokuroria Speciale aktakuza kundër këtij klani kriminal në komunën e Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin, ku po qe se do të kishte polici hetuese dhe Prokurori Speciale serioze, do të hetonte dhe do të vërtetonte një mori shkeljesh në shitjen e atyre lejeve të negociuara në restorante të Kosovës e deri në jahte dhe aeroplanë privatë jashtë shtetit, e deri në Londër, Bruksel, Milano, Tiranë, Shkup etj., të cilat qytete Shpend Ahmeti i preferon për të bërë 'biznese". Me këtë, ai burri i botës po i palon milionat, duke qenë në mbrojtjen e nëntokës kriminale,mafio-oligarkëve dhe duke vazhduar, pa u ndalur të shes leje ndërtimi, por edhe toka komunale me vlerë qindra milionëshe", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot". Aliu tani pyet se mos vallë Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, është vetëm për të paluar milionat për vete dhe grupin kriminal që i takon, duke i gënjyer e mashtruar të gjithë të tjerët dhe për të shëtitur nëpër jahte e aeroplanë privatë të mafio-oligarkëve tejet të inkriminuar?

 

Ahmeti në rrugën e abuzimeve

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se ka kohë që ka shprehur mendime nëpërmjet gazetës "Kosova Sot" lidhur me situatën e treguar në komunën e Prishtinës dhe punët e pakryera nga kush, edhe nga kjo qeveri komunale."Si në kohën e Isa Mustafës, ashtu edhe tash, me Shpend Ahmetin kryetar, janë duke u privilegjuar vetëm firmat e pasura dhe ato që i ofrojnë para të majme nëntokës së komunës. Kjo shihet te lejet për ndërtim dhe te punët që është duke i kryer kjo komunë tash e me vite", theksoi ai. "Iku koha e lavdërimit nëpërmjet disa çerdheve dhe shkollave apo ambulancave. Pothuajse për katër vite nuk patëm dëgjuar gjë vetëm këto "suksese" madhore të të famshmit kryetar. Por, çështja nuk fillon dhe nuk përfundon këtu. Qytetarëve u duhet puna, sigurimet shoqërore dhe strehimi; u duhen kushtet më të mira të arsimit dhe kualiteti për jetë. Këtu kemi ngecje. Tash kanë mbetur edhe disa prona të komunës dhe shpejt do të shihet se si do të menaxhohen dhe jam i bindur se ndonjë firmë private do t'i marrë ato", tha Kelmendi për "Kosova Sot".

Qytetarët : Shpend Ahmeti është i korruptuar! Me notë të dobët e vlerësojnë gjithëpunën e deritanishme të komunës në krye me Shpend Ahmetin edhe qytetarët e anketuar. Ata sidomos dyshojnë shumë për korrupsion dhe mitë në rastet e dhënies së lejeve ndërtimore që po bëhen tani në muajt e fundit, për çka kërkohet edhe një hetim i prokurorisë për të gjitha rastet që janë denoncuar deri më tani dhe rastet tjera të dyshimta, për të cilat flitet me të madhe. Reshat Salihu nga Prishtina thotë se ka shumë dyshime të mëdha që sidomos tani në këtë fillim-mandat të ri lejet e ndërtimit kanë filluar të shiten me të madhe."Vetë fakti se janë afër 20 leje për ndërtime që janë dhënë për dy muajt e fundit flet se këtu ka diçka, këtu është korrupsioni në pyetje, sepse ky deri më tani ka bërë shumë dëme dhe ky kryetar nuk e meriton më të jetë aty, e tash po shihet që ka problem edhe me të vetët. Do të thotë që ky është i korruptuar. Shikoni ju se sa objekte të tjera që janë me vlera për trajtim i anashkalon, shikoheni veç klubin e boksit 'Prishtina' që është para shkatërrimit. Unë po dyshoj se edhe këtë objekt është duke e ruajtur për të vetët, për t'ia dhënë dikujt sepse ky është i korruptuar deri në fut. Unë mendoj që për të gjitha këto dyshime duhet të veprojë Prokuroria, t'i marrë në pyetje dhe t'i hetojë të gjithë zyrtarët që ndërlidhen me këto dyshime, edhe kryetarin Ahmeti. Prokuroria duhet të merret me të", tha Reshat Salihu për 'Kosova Sot'. Dyshime të mëdha për lidhje me klanet e krimit dhe korrupsionit, për kryetarin Shpend Ahmeti ka edhe qytetari tjetër Agim Rexhepi."Vetëm një mund t'ju them, që në mandatin e kaluar, kam kërkuar katër herë me shkrim për të hyrë të Shpend Ahmeti dhe kurrë nuk ka pranuar. E kam letrën që në këtë mandate kam kërkuar prapë, kurrë nuk ka pranuar e unë nuk e di se qysh ka me qenëmë i "mirë". Qysh ka me qenë më i mirë kur një qytetar me shkallë master nuk pranohet për të hyrë te një kryetar komune, si qytetar që për minimum kam 50 vjet si qytetar prishtinas edhe nuk mund të hysh te kryetari, unë nuk e di se çfarë qeverisje është ajo", tha Agim Rexhepi nga 'Kodra e Trimave'. Sipas tij, tani korrupsioni te lejet e ndërtimit është bërë krejtësisht legal dhe me letra. "Janë munduar ta ndalin ndërtimin e egër dhe e kanë bërë ndërtimin e egër me leje, ndërtim i egër me leje, kur e them këtë, le të shikohet vetëm lagja prapa FARMED-it, ku vetë janë ata që janë ankuar se është në kohën e LDK-së, që ka pasur këso ndërtimesh, e sot ai po jep leje edhe atu por edhe po jep leje që në afërsi të autostradës të çelet pompë e benzinës, jep leje ndërtimi pranë rrugës kryesore të VETERNIK-ut dhe unë kjo nuk e di se si ka me qenë ndryshe. Prokuroria do të duhej tash të veprojë për dyshimet në të gjitha këto raste sipas mendimit tim", tha Agim Rexhepi. Gazeta i ka dërguar pyetje kryetarit Shpend Ahemti, për të marrë versionin e tij të përgjigjes, por nuk ka kthyer asnjë përgjigje apo koment. Po ashtu pa përgjigje kemi mbetur edhe nga pyetjet e dërguara Prokurorisë Speciale, lidhur me atë se a është duke u zhvilluar procedurë hetimore ndaj denoncimeve të paraqitura nga qytetarët kundër kryetarit Ahmeti në këtë prokurori.

Prokuroria të hetojë kryetarin Fiknete Bejta, nga LDK-ja, ka thënë se lejet për të ndërtuar një apartament, apo ndryshime në banesënaktuale, do të duhej të lëshoheshin në një procedurë më të thjeshtësuar. "Ndërsa për punimet e vogla nuk do të duhet të ketë taksë të ndikimit në infrastrukturë. Komuna duhet të përkujdeset të respektojë në përpikëri Ligjin për ndërtim dhe të jetë josubjektive në rastin e dhënieve të lejeve për ndërtim. Edhe pse ky ligj ka të meta, ai prapë duhet të respektohet dhe Komuna e Prishtinës duhet të punojë në bazë të tij", u shpreh ajo për "Kosova Sot". "Në këtë vit lejet e dhëna të ndërtimit janë dukshëm më pak nëse e bëjmë një krahasim me vitin 2017 apo 2016. Në vitin 2017 në të njëjtën periudhë janë dhënë 71 leje dhe shumë më shumë në vitin 2016, ndërsa në këtë vit vetëm 20 të tilla. Mënyra e menaxhimit me këtë sektor shumë të rëndësishëm për vendin tregon qartë që prioritet për këtë qeverisje nuk është zhvillimi i kryeqytetit, por vetëm shërbimi ndaj grupeve të ngushta të interesit duke e shndërruar qytetin në mjet për pasurimin e tyre. Mënyra e udhëheqjes së komunës tregon qartë qasjen e kryetarit Ahmeti ndaj kryeqytetit, ai sot është vegël e "ndërtimtarëve" që dje i ndihmuan për të blerë votat dhe mekanizmat për "fitoren" e Prishtinës", vijoi më tej ajo."Shpend Ahmeti nuk mund të ketë qeverisje të drejtë dhe të ndershme përderisa dje u zgjodh kryetar në mënyrë jo të drejtë dhe të pandershme, duke shfrytëzuar asetet publike, pastaj një parti që më vonë ia ktheu shpinën si dhe duke iu dhënë premtime boshe qytetarëve të Prishtinës. Prokuroria e shtetit mendoj që e ka për obligim t'i hulumtojë të gjitha dyshimet dhe paditë që i kanë qytetarët e Prishtinës për zyrtarët e komunës", ka potencuar Bejta. 

(Kosova Sot)