Qeveria pak po punon për zhvillimin ekonomik të Kosovës(Foto/Video)

  • 15 May 2018 - 11:45
Qeveria pak po punon për zhvillimin ekonomik të Kosovës(Foto/Video)

Të anketuarit thonë se qeveritë e pasluftës në Kosovë nuk kanë punuar aq sa duhet për zhvillimin ekonomik të vendit tonë ngase qeveritë është dashur të bëjnë shumë më tepër.

 

Murat Lepaja thekson se Qeveritë e deritashme nuk kanë bërë mjaft sepse pa zhvillim ekonomik nuk ka as punësime ndaj është dashur të bëjnë më shumë. “Andaj kam frikën se me liberalizim vizash  pritet eksod i ri”.

Image

 

 

Beqir Pacolli shprehet se qeveritë tona nuk ka bërë asgjë për zhvillimin ekonomik të vendit tone, kurse për veten e tyre ata i kanë mbushur xhepat i kanë bërë të gjitha jetën në luks. “Ndërsa ka plot qytetarë që nuk kanë as të ardhura dhe as ku të flenë:.

Image

 

 

Rrustem Zekolli konstaton se  qeveritë nuk punuan aq sa duhet për zhvillim, sepse me privatizimin ata e shkatërruan ekonominë. “Ka qenë dashur për të zhvilluar metalurgjinë e xehtarinë e më pas edhe bujqësinë dhe energjetikën”.

Image

 

 

Nazmi Kelmendi është i mendimit se të gjitha premtimet që i kanë dhënë të gjitha qeveritë tona kanë mbetur në pikën zero. “Është e turpshme që me aq kuadro të jemi në këtë nivel të zhvillimit ekonomik të vendit”.

Image

 

(Kosova Sot)