Partitë politike po e MASHTROJNË POPULLIN (Video)

  • 15 May 2018 - 10:11
Partitë politike po e MASHTROJNË POPULLIN (Video)

SI U GËNJYEN QYTETARËT NGA TË GJITHA PARTITË KOSOVARE?!

Qarri:Të gjitha partitë politike, para se të vinin në pushtet, premtuan zhvillim të hovshëm, punësim, mirëqenie, investime të huaja, por që e tëra rezultoi të jetë vetëm mashtrim e gënjeshtër

"Merrni matrapazin, hajnin, mashtruesin, dilenxhiun, Shpend Ahmetin, kush ishte deri dje dhe kush është sot. Si u lidh dhe përse me bandën e mafio-oligarkëve serbiane Devolli. Ky mashtrues dje nuk kishte as biçikletë, kurse tani shëtit nëpër hotele luksoze, jahte disa milionëshe, fluturon me avion privat… Shpresoj se tani populli është vetëdijesuar dhe nuk do t'i votojë më hajnat, vagabondët, banditët, rrenacakët, mashtruesit, por do t'i votojë ata që vërtet punojnë për vendin dhe qytetarët e saj", thotë analisti Reshat Badallaj për gazetën "Kosova Sot" 

Analistët politikë, duke përcjellë me kujdes zhvillimet politike në realitetin e ri të pasluftës në Kosovë, konsiderojnë se i gjithë ky lidership që ka qeverisur dhe po e qeveris vendin, si në nivelin lokal edhe në atë qendror, vazhdimisht e kanë mashtruar votuesin, madje pa asnjë dallim minimal të gjitha partitë kosovare, edhe këto që tani sot janë në pushtet, duke ua marrë votën e duke ua kthyer shpinën.Analistët vlerësojnë se qytetarët po e kuptojnë tanimë, edhe pse mbase pak me vonesë, se sa ia ka vlejtur vota e tyre për këta që po na qeverisin sot, në të dyja nivelet e pushtetit, e që në të ardhmen duhet të ndëshkohen patjetër me votë. Sipas analistëve, ndëshkimi duhet të vijë patjetër, sepse të gjitha partitë politike premtuan zhvillim të hovshëm, punësim, mirëqenie, investime të huaja, por që e tëra ishte vetëm një mashtrim e gënjeshtër, kurse treguesi më i mirë se sa skandaloz është shpërdorimi i votës, flet edhe dezertimi i gjysmës së deputetëve të 'Vetëvendosjes', një subjekt që shihej gabimisht si kinse një alternativë karshi blloqeve të tjera të konsumuara e të inkriminuara në pushtet. Sipas analistëve, por edhe sipas qytetarëve, edhe socialdemokracia e Shpend Ahmetit është mashtrimi më i keq dhe më i rrezikshëm që mund të bëhet nga një grusht bashibozukësh të politikës dhe i ishshoqërisë civile më parë, të cilët qëllimin e vetëm e kanë të pasurohen pafundë- sisht të mbështetur nga krimi i organizuar dhe korruptimi prej tyre, edhe duke kapërcyer nga një parti në tjetrën. Prandaj qytetarët duhet të mos i harrojnë premtimet mashtruese, sepse shpejt vjen dita kur politikanët u përgjërohen për vota, ose ua blejnë ato, por që atëherë ata  meritojnë vetëm të ndëshkohen me votën qytetare, si kurrë më parë.

Mashtruesit në politikë

Sipas analistit politik Reshat Badallaj, që nga paslufta, për fatin e zi të popullit, partitë politike dolën si kërpudhat pas shiut dhe si urithët e nëntokës, ku njerëzit me dyshime të shumta dhe të bazuar bile shumë sosh të dëshmuar kundër popullit, kombit tonë në përgjithësi, gjetën vend në politikë dhe kështu Kosova ra në duart e banditëve, hajnave, matrapazëve dhe mashtruesve. "Ky soj ishte përgatitur mirë që sa të mbarojë lufta t´i turren vendit për të plaçkitur. Kjo bandë ishte shumë e organizuar dhe kapot e saj i futën në vendet kyçe njerëzit e tyre dhe këta rrinin në prapaskenë kinse të mos hetohen. Mirëpo, doli shpejt në shesh, sepse fukarenjtë e deridjeshëm, që nuk kishin as bukë të mjaftueshëm për të ngopur barkun, nuk kishin as çorape dhe brekë për të veshur u gdhinë super-milionerë. Edhe mëhalla, fshati, qyteti i njihte këta vagabondë dhe hajna dhe u ranë në sy se si vraponin si zagaret pas kockave pas hajnisë", theksoi Badallaj për "Kosova Sot". Ai shton se njësoj doli edhe subjekti më i ri politik VETËVENDOSJE, që nuk zgjati më shumëse një mandat për të ruajtur bashkëjetesën e grupeve të ndryshme të interesit vetëm për klientelat e tyre. "Merrni matrapazin, hajnin, mashtruesin, dilenxhiun, Shpend Ahmetin, kush ishte deri dje dhe kush është sot. Si u lidh dhe përse me bandën e mafio-oligarkëve serbiane Devolli. Ky mashtrues dje nuk kishte as biçikletë, kurse tani shëtit nëpër hotele luksoze, jahte disa milionëshe, fluturon me avion privat. Shikoni se çfarë bande mafio-oligarkësh është bërë në Kosovë, Shpendi me Devollët, shikoni se çka po i bën Prishtinës, a ju kujtohet se si i quante Pacollët, pro serbë, pro rusë dhe kur e pa frikën se do t'i ikën Prishtina, i harroi të gjitha, u bënë bashkë e për çka? Për hajni dhe asgjë tjetër. Shpresoj se tani populli është vetëdijesuar dhe nuk do t'i votojë më hajnat, vagabondët, banditët, rrenacakët, mashtruesit, por do t'i votoj ata që vërtet punojnë për vendin dhe qytetarët e saj. Hajnave u ka dalë boja dhe janë hetuar edhe nga qentë, se mos të flasim për njerëzit", ka potencuar Reshat Badallaj.

Qytetarët të nxjerrin mësim

Edhe analisti politik Shefik Shkodra vlerë- son se nuk ka asgjë me vlerë prej atyre që "gjezdisin' prej një vendi në tjetrin."Emri i partisë nuk sjell të reja për askënd. Mund ta thërrasin si të duash. Mundesh edhe Partia e Arit t'i thuash, po na e dimë se kemi edhe emra gjësendesh e kuptimi. Nuk mund të kenë kuptim konkret njerëzit që përsëritin të njëjtën rrugicë, pa mundur të kalojë masa e gjerë. Këta vërtet po shihet se janë të konsumuar. Po, kur vjen koha për vota, thonë 'po kandidoj sërish, le të gjendet emri im aty...!' Dhe po ai që e di mirë veten se nuk është i sigurt për asgjë, do të fitojë rregullisht", u shpreh ai."Këta janë mashtruesit e rregullt dhe nuk pritet ndryshimi. Shpejt do të vijë koha e votimeve, qytetarët duhet të mendojnë mirë për këtë! Gjithë ato premtime i bëjnë, veç ju jepmani votën se unë krejt punët kam për t'i rregulluar. Edhe politikën e brendshme edhe të jashtmen. Kam përhapur vende të reja pune... Premtojnë se kanë për ta eliminuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Shkurt, secili që do të vendoset në pushtet krejt e bën rrafsh, edhe malet e Kosovës i mbjell e i bën produkte të gatshme. Realiteti po tregondiçka tjetër. Sikur nuk kanë energji. Sikur nuk e dinë se çfarë punësh janë dhe cilat duhet të jenë në krye të një programi si domosdoshmëri", potencoi më tutje Shkodra."U ndërrua Qeveria, u ndërruan institucionet tjera. U formua Kuvendi. Po ç'janë ata deputetë, të deleguar nga regjionet?! Kush po i detyron që të mos shkojnë në seanca? Sa dështimi i seancave është deri më tash? Edhe po të shkonin asgjë, por kjo sjellje është njësoj si në pushtetin lokal edhe në atë qendror. Janë të njëjtit. Pse duhet të votohet tipi që e shkapërderdh një buxhet andej e këndej dhe nuk krijohet kurrfarë vlere e qëndrueshme për qytetarët", tha ai për "Kosova Sot". Analisti politik Shkodra thotë se nuk kanë pse të ankohen qytetarët kur vetë i kanë votuar.

Abuzimi kriminal me demokracinë

Profesori universitar Muhamet Kelmendi konsideron se sistemi politiko-shoqëror dhe juridik i kapitalizmit mbështetet kryesisht ne demokracinë formale, ku për bazë e ka kinse votën e lirë dhe zgjedhjen e lirë, por që në praktikën kosovare kjo po keqpërdoret në ekstrem. "Në këtë sistem, subjektet politike, grupet e interesit, shoqëria civile, madje edhe shkolla etj., vihen kryesisht në shërbim të kapitalistëve, të cilët e kanë ekonominë në dorë të veten. I tërë sistemi është marionetë e klasës në pushtet. Këtu janë partitë politike, shoqatat dhe organizatat joqeveritare. Pushteti kryen detyrat e paraqitura nga kapitalistët dhe për atë paguhen nga ata", u shpreh ai."Shikuar kështu del se vota në Kosove është mjet i mafisë kriminale kapitaliste. Ajo votë nuk respektohet. Mbi atë ndërtohet pushteti dhe kapitalistët mafiozë të Kosovës e kapën tërë pasurinë e vendit. Kanë mbetur ndoshta vetëm njerëzit pa u shitur. Për fat të keq, nuk kemi ne skllavopronari se njeriu do të shitej si mall. Këtej nuk ka demokraci, nuk ka vota të lira dhe nuk ka as barazi shoqërore dhe sociale. Kemi kryesisht krim", tha prof. Kelmendi për "Kosova Sot". Analisti politik Ali Hertica thotë se besimi qytetar në këtë kastë politike mashtruese ka rënë në pikën zero dhe vetëm një ofertë e re politike, ose subjekte të pastruara nga të inkriminuarit dhe mashtruesit, mund të jenë përfitues të besimit qytetar në të ardhmen."Tani qytetarët janë thuajse të zhgënjyer nga të gjithë politikëbërësit rrenacakë, sepse deri më tani asnjë premtim thuajse nuk u realizua, edhe pse gjatë fushatës vazhdimisht është premtuar nga të gjithë që po na qeverisin se qytetari do të ketë jetë dhe punë të dinjitetshme", vlerësoi Hertica për "Kosova Sot". Gazetari u ka dërguar pyetje edhe të apostrofuarve në prononcimet e analistëve, Blerim dhe Shkëlqim Devolli, si dhe Shpend Ahmetit, por asnjëri nuk ka kthyer përgjigje.

GURAZIU: SOCIALDEMOKRACIA E SHPEND AHMETIT, MASHTRIMI MË I KEQ DHE MË I RREZIKSHËM QË MUND TË BËHET NGA NJË GRUSHT BASHIBOZUKËSH TË POLITIKËS!

Sipas analistit politik Ragip Guraziu, kulmi i këtyre që po na qeverisin me mashtrime është Qeveria më megalomane, me një grusht bashibozukësh të politikës, që për këta muaj rresht lanë shembullin më të keq në historinë e Kosovës."Premtuan të gjitha partitë politike zhvillim të hovshëm, punësim, mirëqenie, investime të huaja, por që e tëra ishte vetëm një mashtrim e gënjeshtër dhe nuk dëshmuan asgjë të mirë për këta muaj, veç se u ndërtua qeveria më megalomane në historinë e Kosovës, ky është i vetmi premtim që po mbahet nga pushtetarët, ai që ia bëjnë gjithnjë vetes, se do të punojnë për t'i mbushur xhepat e klientelës së vet, duke zhvatur pasurinë publike dhe buxhetin e shtetit", theksoi ai.Edhe sipas Guraziut, shembulli emblemë i mashtrimit është rasti i qarjes së VV-së dhe dezertimi i Shpend Ahmetit. "Socialdemokracia e Shpend Ahmetit është mashtrimi më i keq dhe më i rrezikshëm që mund të bëhet nga një grusht bashibozukësh të politikës dhe i ish-shoqërisë civile më parë, të cilët qëllimin e vetëm e kanë të pasurohen pafundësisht të mbështetur nga krimi i organizuar dhe korruptimi prej tyre, edhe duke kapërcyer nga një parti në tjetrën", vlerësoi Guraziu për "Kosova Sot".

ALIU: KJO QEVERI, MË MEGALOMANE NË HISTORINË E KOSOVËS, DËSHMOI SE ASNJË ZOTIM ELEKTORAL, NUK PO REALIZOHET NGA KY EKZEKUTIV

Ndërsa, analisti Bislim Aliu thekson se sidomos kjo qeveri, më megalomane në historinë e Kosovës, dëshmoi se asnjë zotim elektoral, nuk po realizohet nga ky ekzekutiv."Treguesi më skandaloz është shpërdorimi i votës, dezertimi i gjysmës së deputetëve të 'Vetëvendosjes', të cilët për përfitime personale edhe u shkatërruan në mes vete! Ndaj, për këtë, socialdemokracia e Shpend Ahmetit është mashtrimi më i keq, por edhe më i rrezikshëm që mund të bëhet nga një grusht bashibozukësh të politikës, të cilët të vetmin qëllim e kanë, të pasurohen pafundësisht, gjithnjë të mbështetur, nga krimi i organizuar dhe korrupsioni duke shkuar në një parti tjetër", u shpreh ai."Qytetarët patjetër duhet të mos i harrojnë premtimet tejet mashtruese, sepse shpejt vjen dita kur politikanët i lusin, por edhe ua blejnë votat qytetarëve, por ata duhet të dinë t'i ndëshkojnë pushtetarët rrenacakë",tha Aliu për "Kosova Sot". 

QARRI: I VETMI PREMTIM QË MBAHET NGA PUSHTETARËT ËSHTË PASTRIMI I PARAVE TË DYSHIMTA, PASURIMI PERSONAL DHE MBUSHJA E XHEPAVE TË KLIENTELËS SË VET, DUKE ZHVATUR PASURINË PUBLIKE DHE BUXHETIN E SHTETIT!

Edhe analisti Gani Qarri konsideron se shkak i të gjitha dështimeve në vend, që nga paslufta e këtej, është dhe mbetet politika aktuale, ndërsa pengesat kryesore për mosecjen e vendit përpara janë politikanët e inkriminuar, të cilët fatkeqësisht sot nuk udhëheqin vetëm partitë më të mëdha politike, por edhe shtetin tonë të ri e të brishtë. "Po këta politikanë të dështuar nga të gjitha partitë vendore, që ende janë në pushtet, mashtruan vazhdimisht votuesit, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, duke ua marrë votën dhe kthyer shpinën, menjëherë pas ardhjes në pozitat e synuara. Megjithatë, krijohet përshtypja sikur votuesi vendor deri më tani nuk ka reflektuar as mësuar mjaft nga përvoja e keqe me politikanët aktualë, se sa në të vërtetë ia ka vlejtur vota e tyre për këta që po na qeverisin sot, në të dyja nivelet e pushtetit", u shpreh ai."Të gjitha partitë politike pa dallim, para se të vinin në pushtet, premtuan pareshtur zhvillim të hovshëm, punësim, mirëqenie, investime të huaja, por që e tëra rezultoi të jetë vetëm mashtrim e gënjeshtër, siç po dëshmon katërçipërisht për këta pak muaj edhe qeveria më megalomane në historinë e Kosovës, me mbi 80 zëvendësministra, të cilët as vetë kryeministri më nuk është në gjendje t'i njohë me emër", vijoi më tej Qarri për "Kosova Sot". "I vetmi premtim që vazhdimisht mbahet nga pushtetarët aktualë, nga cilado parti politike, po sa të vijë në pushtet, është pastrimi i parave të dyshimta, pasurimi personal dhe mbushja e xhepave të klientelës së vet, duke zhvatur pasurinë publike dhe buxhetin e shtetit", tha analisti Gani Qarri për "Kosova Sot" 

Votuesit ndihen të mashtruar

Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta theksojnë se vazhdimisht janë mashtruar nga partitë politike dhe se tani kulmi i mashtrimeve ka arritur majën e piramidës dhe nuk do t'u besojnë më atyre që mashtruan deri më sot."Është shumë e vërtetë se për zgjedhjet e elitës politike në këtë vend votuesi po mashtrohet, por përgjegjësinë kryesore e kemi ne si popull dhe janë shumë të vërteta ato që po thuhen se vetëm rrena po ecën përpara në këtë vend falë elektoratit. P. sh. del njëri dhe thotë se do t'i punësojmë 200 mijë punëtorë, një tjetër del e thotë do t'i punë- soj nja 120 mijë, por del mashtrim dhe përsëri në zgjedhjet tjera del pikërisht ky i premtimit të 200 mijë vendeve të punës dhe prapë fiton. Kjo në fakt është vetëm faji ynë, i votuesve. Është fakt që ata po e keqpërdorin votën tonë, por ky është një keqpërdorim meritor, sepse faji është edhe prej nesh që mashtruesit po i votojmë", tha qytetari Islam Veliu për "Kosova Sot". Gjykim të njëjtë ka edhe qytetari Reshat Salihi. "Çdo qeveri që ka ardhur deri më tash në pushtet, edhe këta që tani po na qeverisin, gjithmonë na kanë mashtruar, dhe ato premtime kanë qenë pikë së pari për përmirësimin e gjendjes më të mirë të qytetarëve, por kurrë nuk i kanë realizuar. Kështu vazhdimisht, qeveri pas qeverie, vetëm na kanë zhgënjyer dhe vetëm na kanë premtuar dhe pothuajse asgjë nuk kanë realizuar', theksoi Salihi. Po këtë mendim e ndan edhe qytetari Xhever Kelmendi. "Premtimet nuk janë duke i mbajtur asnjëra nga këto parti politike, pasi po e marrin pushtetin, qoftë në nivelin lokal apo atë qendror. Të gjitha janë njësoj, duke filluar prej PDK-së, LDKsë, tani njësoj janë edhe këto më të voglat, por sidomos jam shumë i zhgënjyer edhe me VETËVENDOSJE-n që u nda në dysh tani së fundi, që për mendimin tim edhe kjo do të jetë e dështuar", potencoi Kelmendi. Ai thotë se shpresa e tij si qytetar është dalja masive në protesta për të ndryshuar rrënjësisht këtë mentalitet të keqqeverisjes me këto parti politike dhe që qeverisjen e vendit ta marrin në dorë një strukturë e re politike, e pakorruptuar.

(Kosova Sot)