Qytetarët kërkojnë që ushtria e Kosovës të formohet sa më parë(Foto/Video)

  • 16 May 2018 - 11:42
Qytetarët kërkojnë që ushtria e Kosovës të formohet sa më parë(Foto/Video)

Qytetarët shpresojnë që të mos zvarritet më tutje themelimi i ushtrisë

 

Hetem Maçedonci shprehet se Kosova gjithqysh duhet ta bëjë ushtrinë e vet. “Ishalla kur nuk kemi luftë më, por ushtria duhet të bëhet sa më shpejt.”

Image

 

 

Qemajl Hoda thekson se pa ushtri as që mendohet që ekziston Kosova, kështu që patjetër që duhet. “Mendoj duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Image

 

 

Ruzhdi Uka shprehet se Kosova gjithqysh duhet ta ketë ushtrinë e saj, por me këtë skenë politike është vështirë të shpresohet, pasi premtime vazhdimisht po na japin por nuk e bëjnë realitet. 

Image

 

 

Hakif Krasniqi konstaton se Kosova patjetër duhet ta ketë ushtrinë e saj, bile është vonuar. “Por nuk jam skeptik pasi vazhdimisht po na premtohet. Me vite po presim premtimet e politikanëve për ushtrisë dhe ende nuk është bërë”.

Image

 

(Kosova Sot)