Tornado që lëviz 250 km në orë shkatërron gjithçka para vetes në një pjesë të Gjermanisë (Video)

  • 18 May 2018 - 11:11
Tornado që lëviz 250 km në orë shkatërron gjithçka para vetes në një pjesë të Gjermanisë (Video)

Pjesa perëndimore e Gjermanisë është prekur nga moti i ligë, ku si pasojë është krijuar një tornado që ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara në Lobberich dhe Viersen.

Në rrjetet sociale kanë filluar të publikohen imazhet dhe pamjet e tornados së madhe, që ka lëvizur nëpër Lobberich dhe Viersen në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Sipas disa vlerësimeve jozyrtare, bëhet fjalë për tornadon e kategorisë F2 që lëviz me shpejtësi prej 181 deri në 253 kilometra në orë. Deri më tani nuk raportohet për viktima në njerëz, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të jenë shumë të mëdha.

(Kosova Sot)