Thaçi e shpie Kosovën DREJT BOSNJËZIMIT (Video)

  • 18 May 2018 - 10:11
Thaçi e shpie Kosovën DREJT BOSNJËZIMIT (Video)

Kelmendi: Gabon z. Thaçi se kështu shpëton nga gjendja që e ka krijuar ai vetë me Gjykatën Speciale dhe ndaj popullit! Gabon rëndë! 

"Sigurisht se vendimi për të udhëhequr z. Thaçi bisedimet me Serbinë është i ndikuar nga vetë Serbia, pas shumë takimeve të fshehta me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe agjentët e UDB-së. Për këtë, sigurisht edhe u akorduan Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin dhe agjentët e UDB-së, miq të përbashkët të tyre, siç është Baton Haxhiu, në mënyrë që Specialja të mos e marrë Hashim Thaçin, t'ia ofrojë bashkësisë ndërkombëtare dyshja, Thaçi-Vuçiq skenarin që të krijohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive, pra një pushtet paralel, e deri tek opsioni i ndarjes së Kosovës", thotë analisti Bislim Aliu për "Kosova Sot"

hësit e zhvillimeve të deritanishme, po shihet rreziku real që ky dialog i fazës finale i udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka rrezik që t`i japë kompetenca Bashkësisë së komunave serbe dhe ta shndërrojë në një agjenci ekzekutive me kontroll mbi një gamë të gjerë të funksioneve shtetërore, jo vetëm administrative, brenda Kosovës, në të njëjtën mënyrë siç është bërë Republika Serbe në Bosnjë. Nga opinionistët shihet se ky mund të jetë një vendim që Thaçi të udhëheqë bisedimet, i ndikuar nga Serbia, pas shumë takimeve të fshehta të Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiqin dhe agjentët e UDB-së.

Kosova drejt humbjes së re

Prof. universitar Muhamet Kelmendi thekson se deklarimi i Thaçit edhe i Vuçiqit paralajmëron se në tavolinë është edhe skenari i ndarjes nëpërmes kompromisit për Asociacionin- një Republikë e re serbe në Ballkan, në territorin e Kosovës. "Ne dëgjuam dje edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq duke deklaruar se të dy palët duhet të pajtohen me marrëveshje dhe të dy palët duhet të humbin dhe të lëshojnë pe në çështjen e Kosovës. Mu këtë e deklaroi edhe presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, kur tha: citohet-"Kosova duhet të bëjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë... Ne jemi të qartë dhe të përgatitur për këtë. Natyrisht se s'ka fitues të 100%."! Pra, këto dy deklarata janë të njëjtat. D.m.th., Thaçi dhe Vuçiq do të krijojnëAsociacion serb me kompetenca të gjëra ekzekutive dhe kjo dërgon pastaj edhe te ndarja e Kosovës", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot". Ai shton tutje se kjo është e çuditshme se si me Serbinë nuk po diskutohet për dëmet e luftës, për humbjet në njerëz që i ka Kosova, për dhunën e egër që ka bërë dhe për shqiptarët në Kosovën Lindore ( Luginën e Preshevës), po për territorin e Kosovës. "Mu këtë territor të tkurrur nga shteti serb brenda 100 vjetëve në 15 mijë kilometra katror, Thaçi e ka vënë në diskutim të humbë edhe 2-3 mijë kilometra katrorë. Këtu shkojnë deklaratat e Thaçit dhe të Vuçiqit. Por, gabon z. Thaçi se kështu shpëton nga gjendja që e ka krijuar ai vetë me Gjykatën Speciale dhe ndaj popullit! Gabon rëndë! Shqiptarët janë popull që duket se harrojnë, por i përkujtojnë ngjarjet dhe rrethanat e kaluara. Me këtë dua të them se paqja nuk realizohet kështu. Serbisë me ia dhënë terë Kosovën, ajo synon atëherë të merr Shqipërinë. Këtë e dimë nga e kaluara dhe e tashmja. Pra, duhet ndalur Thaçin. E këtë mund të bëjnë z. Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj. A duan këta të ndalin është një gjë tjetër. Por duhet të ndalet", theksoi ai. "Ndërsa, opozita duhet të kërkojë jo takime jashtë Kuvendit, një veprim qesharak i LDK-së, por në Kuvend të kërkojnë analizën e çështjes dhe të marrëveshjeve me shtetin serb. Në Kuvend duhet të analizohet Asociacioni dhe të dihet se ai status e shkatërron Kosovën. Kosova nuk ka çka jep më. Serbët në Kosovë janë mbi Kushtetutën dhe shtetin. Ata po bëjnë çka po duan në veri", tha Kelmendi për "Kosova Sot"

Bisedimet jotransparente

Analisti politik Shefik Shkodra thotë se deri më tani presidenti i vendit nuk ka qenë transparent, i ka fshehur nga opinioni këta skenarë të kompromiseve. "Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po thotë se, bisedimet e ardhshme me Serbinë do të jenë të vështira. 'Askush nuk do të fitojë 100 për qind'. Shumë e vërtetë është kjo, se bisedimet kanë qenë dhe janë të vështira me Serbinë. Këtë sinjal dhe këtë informacion nuk na ka dhënë deri më tash. Fatkeqësisht, ka mundur ta ketë marrë si të lehtë një kohë, por ajo që nuk ishte e pranueshme për qytetarët - mostransparenca. Mendoj që është dashur të komunikojë më tepër me qytetarët e vet. Hashimi me gjasë duhet ta dijë seështë figura më përgjegjëse, pothuajse e të gjitha lëvizjeve që kanë ndodhur dhe do të ndodhin në këtë vend. Është personi më përgjegjës me funksion institucional. Asgjë fshehtas nuk mund të bëhet pa u zbuluar në opinionin publik", theksoi ai për "Kosova Sot". Ndërsa analisti Ali Hertica thotë se dialogu ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili filloi zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012. "Që nga fillimi i dialogut e deri më tani janë arritur 19 marrëveshje. Me gjithë retorikën e dialogut për Kosovën, katarza e Serbisë nuk do të jetë demitizimi apo zgjimi nga makthi i saj për Kosovën. Serbia synon të krijojë një Atos në Kosovë. Në një anë synon të krijojë një Atos të "izoluar" dhe "muzeor" për të cenuar sovranitetin dhe juridiksionin e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër synon krijimin e një Atosi vibrant e dinamik për të kultivuar mitin serb. Kosova nuk duhet të pranojë argumente të tilla nga askush. Miqve ndërkombë- tarë duhet t'u sqarohet dhe t'u argumentohet realiteti ligjor, konteksti kulturor dhe mundësitë reale politike", shpjegoi ai për "Kosova Sot". 

BADALLAJ: PËRGJEGJËSIA DO TË BJERË NË SHPINËN E DREDHARAKUT TË DRENICËS, HASHIM THAÇIT!

Dyshime të tilla ka edhe analisti Reshat Badallaj, e që, sipas tij, në këtë lojë pazaresh janë të infiltruar Edi Rama e Baton Haxhiu. "Personalisht kam shfaqur herët dyshime për takimet e Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiqin. Përpos që ishte shpeshherë i papërgatitur, ky njeri ka bërë shumë lëshime në dëm të Kosovës. Pastaj kjo u vërtetua se ky takohej fshehurazi me Vuçiqin, pa e ditur askush në Kosovë, takohej në hotelet më të shtrenjta botërore dhe kjo kurrë nuk do të zbulohej nga ky bishtdredhur, por, kjo s´pari, u zbulua nga serbët. Hashim Thaçi, ndonjëherë është munduar të bëjë shou para popullit kinse me disa kërcënime qesharake, por ky mashtrim i këtij matrapazi nuk pinte ujë fare, sepse tashmë u mësua populli me dallaveret e tij dhe se aspak nuk i merrte serioze", u shpreh ai. "Hashim Thaçi tani thotë se takimi nuk do të jetë i lehtë. A e dini se përse e thotë këtë:Nga frika se të gjitha lëshimet dhe gabimet që ka bërë ky dilenxhi deri më tani,prapa kurrizit të popullit dhe për interesa të tij personale,ka ardhur koha që të dalin në dritë dhe të zbulohen tradhtitë e tij një nga një. Këtë mbajeni mend,dita nuk është e largët!", vijoi më tej Badallaj. "Ka të ngjarë se nesër serbët në Kosovë do kenë edhe një "Republikë" të tyre, ngjashëm si Republika Serbe në Bosnjë, që kurrë nuk u bënë rehat dhe nuk kanë për t'u bërë. Kjo në Kosovë do të ngjalle një luftë të re që nuk do pajtohet askush dhe nuk i konvenon askujt, me pa parashikime, por që përgjegjësia do të bjerë në shpinën e dredharakut të Drenicës, Hashim Thaçit. Në këtë lojë të piste, janë përzier edhe Edvin Kristaq Rama dhe natyrisht këlyshi i UDB-së serbiane, spiuni i Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu, i cili është paguar shumë dhe ju garantoj se ky ka marrë para nga Serbia fashiste dhe këto i ka marrë me thasë", vlerësoi ai për "Kosova Sot".

BEQIRI: NUK SHKOHET NË KOMPROMISE PËR SHKAK TË PRESIONIT NGA JASHTË, APO EDHE PËR INTERES PERSONAL

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ismet Beqiri, nga radhët e LDKsë, thekson se ky proces nuk do të ishte dhe nuk duhet të jetë fare i vështirë nëse vërtet përfillet vetëm interes e shtetit të Kosovës dhe nuk shkohet në kompromise, për çfarëdo arsye të mundshme, qoftë të presionit nga jashtë apo edhe për interes personal, e që këto së fundmi as që duhet të vihen në agjendë të bisedimeve, por duhet të mbrohet vetëm interesi i shtetit. "Sa i përket asaj varet se nga cili kënd shikohet, që është proces i vështirë apo jo. Unë nuk mendoj që është proces i vështirë, për arsyen e thjeshtë, ne jemi shtet dhe na kanë njohur shtetet më të fuqishme, edhe aspirata jonë është legjitime dhe legale; për të qenë pjesë e mekanizmave të ndryshëm ndërkombëtarë, kështu që pse do të duhej të jetë proces i vështirë. Këtë le ta mbajnë në përgjegjësi ata që bisedojnë dhe nuk është fare e vështirë, por gjithmonë në koordinim dhe në përkrahje të miqve tanë që i kemi, që realisht kanë qenë korrektë deri më tani me neve dhe janë vazhdimisht mbështetësit tanë kryesorë", potencoi ai. Sa u takon dyshimeve se Thaçi mund të bëjë kompromise për shkak të frikës nga Gjykata Speciale, ai thotë se nuk i di këto gjëra, por kjo më së paku i duhet një lideri dhe një figure që ka marrë role dhe pretendon të marrë akoma më shumë përgjegjësi përfaqësuese për bisedime në emër të shtetit dhe mbrojtjes së interesave të tij. "Unë nuk e di a është zoti Thaçi apo jo në listë, sikurse që nuk e di për askënd, por një gjë e di që në asnjë rrethanë ai nuk mund të flasë në emër të Kosovës nga prizmi personal, i situatës së tij eventuale, jo vetëm ky, por askush tjetër nuk e ka këtë mandat për të folur, aq më tepër nga të qenit eventualisht peng, por unë nuk e them që është peng, sepse nuk e di këtë. Mendoj që proces i vështirë mund të jetë vetëm për Serbinë, në kuptimin e të qenit peng të një nacionalizmi të vet",tha Ismet Beqiri për "Kosova Sot". 

ALIU: KA RREZIK TË MADH QË THAÇI T'I JAPË KOMPETENCA BASHKËSISË SË KOMUNAVE SERBE!

Dyshim të ngjashëm si Reshat Badallaj shpreh edhe analisti Bislim Aliu. "Ekziston rreziku real, që ky dialog i fazës finale, i udhëhequr nga z. Thaçi, ka rrezik të madh që t'i japë kompetenca Bashkësisë së komunave serbe dhe ta shndërrojë në një agjenci ekzekutive me kontroll të gjerë të funksioneve shtetërore jo vetëm administrative, por edhe politike brenda Kosovës, në të njëjtën mënyrë siç është bërë Republika Serbe në Bosnjë", u shpreh ai. "Sigurisht se vendimi për të udhëhequr z. Thaçi bisedimet me Serbinë është i ndikuar nga vetë Serbia, pas shumë takimeve të fshehta të Hashim Thaçit me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe agjentët e UDB-së. Për këtë, sigurisht edhe u akorduan Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin dhe agjentët e UDB-së, miq të përbashkët të tyre, siç është Baton Haxhiu, në mënyrë që Specialja të mos e marrë Hashim Thaçin, t'ia ofrojë bashkësisë ndërkombëtare dyshja, Thaçi-Vuçiq skenarin që të krijohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive, pra një pushtet paralel, e deri tek opsioni i ndarjes së Kosovës, i cili nuk po pranohet nga bashkësia ndërkombëtare, për gjoja një ulëse në Kombet e Bashkuara, duke u formuar një shtet i ri serb brenda Kosovës, vetëm e vetëm që Hashim Thaçi të shpëtojë nga Specialja", tha analisti Aliu për "Kosova Sot". Gazetari, edhe përkundër që pyetje i ka dërguar Baton Haxhiut, për të marrë versionin e tij, nuk ka marrë përgjigje nga ai.

Qytetarë shpresojnë vetëm te faktori ndërkombëtar

Qytetarët e anketuar nga gazeta e shohin më mjaft mosbesim këtë proces, të cilin po e udhëheq presidenti Thaçi, duke pasur frikë reale nga kompromiset për interesin e tij personal, por sidoqoftë një besim i tyre më i madh është tek faktori ndërkombëtar, që, sipas tyre, nuk do të lejojë kompromise që e dëmtojnë shtetin e Kosovës. Kompromisin në dëm të Kosovës, e sheh rrezik potencial që mund të vijë si pasojë e interesit personal të Hashim Thaçit qytetari Isa Gashi. "Sigurisht që mundet, ai i di këto gjëra më mirë se ne, sepse ky paralajmërimi që po del para kohe, valla nuk mund të merremi vesh, valla nuk mund të kryejmë punë, dihet që diçka ka. Ai e di, e qysh e di ai nuk e di veç kjo mirë nuk është, për neve dhe për popullin tonë jo. Unë jam njeri i thjeshtë dhe me qenë aty do të kisha tregua se mund ta kryej këtë punë ose nuk mund ta kryej, dhe jo herë bëhet herë nuk bëhet e në fund të thuhet jo valla vështirë e nuk po mund ta kryejmë", tha Gashi për "Kosova Sot". Qytetari tjetër Jusuf Prelvukaj thotë se presidenti e ka thënë një të vërtetë , se procesi është i vështirë, por me rëndësi është që beson se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë dhe se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, të garantuara nga ndërkombëtarët, nuk do të mund të cenohen në asnjë mënyrë. "Koncesione do të ketë edhe nga Kosova, se ata insistojnë për veriun, por nuk e besoj që do ta marrin veriun, diçka veriu do të fitojë, porse çka le të shohim. Perëndimi këtu është baza, amerikanët janë këtu dhe ia kanë dërguar(Serbisë) 11 pika, dhe ato pika besoj që ata duhet t'i plotësojnë, e nëse nuk i plotësojnë, tani vijnë tjerat edhe më të vështira për Serbinë", tha Prelvukaj për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)