Deputetët nuk e arsyetojnë pagën që marrin me punën e tyre (Video)

  • 20 May 2018 - 11:23
Deputetët nuk e arsyetojnë pagën që marrin me punën e tyre (Video)

Të gjithë thonë se deputetëve duhet t’u zvogëlohen pagat e pamerituara

Image

 

Besim Krasniqi shprehet se pagat e tyre që i marrin, janë tepër të larta se nuk i meritojnë dhe duhet zvogëluar. “Si deputetë nuk janë serioz në punë se mungojnë së tepërmi nëpër mbledhje. Ata bëjnë më shumë marketing politik se sa punë me nxjerrjen e ligjeve”.

Image

Hamdi Gashi thekson se pagat janë shumë të larta dhe nuk bëjnë punë për këto paga. “Ata mungojnë nëpër  mbledhje dhe nxjerrin shumë pak ligje. Pagat duhet zvogëluar dhe nivelizuar me rajonin”.

Image

Arbër Ahmeti konstaton se deputetët tanë nuk  i meritojnë pagat e tilla aq të larta se nuk punojnë. “Andaj pagat duhet të zvogëlohen dhe të bëhen si në rajon dhe mos të jenë të privilegjuar si deri tani”.

Image

Sylë Osmanaj shprehet se në bazë të volumit të punës që e bëjnë deputetët tanë nuk kanë rezultate në punën  e tyre dhe si të tillë ata nuk i meritojnë këto paga sepse nuk po i arsyetojnë me punën  e tyre.

(Kosova Sot)