Shihni LIVE vullkanin më aktiv në SHBA, po përparon 210 metra në orë (Video)

  • 22 May 2018 - 11:09
Shihni LIVE vullkanin më aktiv në SHBA, po përparon 210 metra në orë (Video)

Kilauea quhet vullkani që shpërtheu ditë më parë në ishullin e Hawai’t në SHBA. Është ky një ndër 5 vullkanet aktive që  vazhdojnë të formojnë ishullin e njohur, e poashtu është edhe më aktivi ndër këta 5

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg vendeve ku llava e vullkanit shkarkohet në oqean, për shkak të gazrave që shkarkohen pas kontaktit me ujin.

Kilauea është vullkan aktiv në 35 vitet e fundit, por së fundmi ka filluar të nxjerrë më shumë llavë, ndërsa ndodhi edhe një tërmet prej 6,9 shkallësh të Rihterit, dridhja më e fortë e regjistruar prej vitit 1975.

Rreth 2 mijë njerëz janë evakuuar pas erupsionit të fundit në ishull. Degë më e shpejtë e ‘lumit’ vullkanit vazhdon të rrjedh me shpejtësi 210 metra për orë. 

(Kosova Sot)


Më poshtë pamjet LIVE të aktivitetit vullkanik: