Qytetarët aspak të kënaqur me zbatimin e ligjeve në Kosovë(Foto/Video)

  • 24 May 2018 - 10:45
Qytetarët aspak të kënaqur me zbatimin e ligjeve në Kosovë(Foto/Video)

Të anketuarit nuk janë aspak të kënaqur me zbatimin ligjeve në Kosovë. Ata thonë se kemi ligje shumë të mira por që nuk zbatohen  nga pushtetarët.

 

Ruzhdi Zymeri thotë se ligjet në Kosovë zbatohen shumë pak. “Në letër janë të shkruara shumë bukur por në praktikë zbatohen pak. Për nga moszbatimi i ligjit jemi në nivel më Serbinë e Shqipërinë”.

Image

 

 

Nazmi Gashi konstaton se ligjet po zbatohen pak ndonëse në Kosovë ka shumë pak ligje që zbatohen por edhe ato po i ndryshojnë orë e çast.  “Por ato ligje prapëseprapë  në Kosovë po zbatohen pak”.

Image

 

 

Xhafer Aliu shprehet se ligjet në Kosovë zbatohen vetëm 20 për qind. “Për qytetarin e rëndomtë nuk zbatohen ligjet dhe mbesin vetën në letër. Nuk ka mjekim nuk ka shkollim dhe banim të garantuar”.

Image

 

 

Burim Reçica thekson se ligjet nuk zbatohen aspak por ndonëse kemi ligje të mira ato nuk zbatohen. “Këtë nuk e bëjnë as qytetarët e në veçanti pushtetarët që duke shkelur ligjin janë mbuluar me luks”.

Image

 

(Kosova Sot)