Kosovës i duhet një alternativë e re politike, ndryshe nga këto që i kemi?(Foto/Video)

  • 27 May 2018 - 12:49
Kosovës i duhet një alternativë e re politike, ndryshe nga këto që i kemi?(Foto/Video)

Të anketuar njëzëri thonë se Kosova ka nevojë për një alternativë të re politike dhe për reforma në të gjitha fushat, gjyqësore, shëndetësi, arsim, administratë, etj.

Image

Menderes Halabaku thotë se Kosova ka nevojë  për një alternativë të re politike që do të qeverisin ndryshe nga këta që janë sepse ka pengesa në shumë fusha dhe se gjyqësori dhe administrata duhet të jetë më efikase .

 

Image

 

Azem Azemi konsideron se partitë ekzistuese janë konsumuar ndaj Kosova ka nevojë për spektër të ri politik që do të bënë reforma. “Kjo garniturë politike është bërë pengesë për shumë procese, në arsimim shëndetësi etj”.

Image

Mehmet Dibrani thotë se kemi nevojë për forca të reja politike, se ka ardhur koha që gjeneratat e reja të udhëheqin me vendin dhe ta dërgojnë para duke filluar nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe fushat e tjera .

Image

Beqir Koxha  konstaton se situata e tashme imponon nevojën e alternativave të reja politike që do të zgjidhte problemet  në mënyrë që Kosova të futet në ujërat e nevojshme të demokracisë dhe liberalizmit.

 

 

(Kosova Sot)