A janë shqiptarët humanë dhe solidarë?(Foto/Video)

  • 18 June 2018 - 11:28
A janë shqiptarët humanë dhe solidarë?(Foto/Video)

Qytetarët e anketuar mendojnë se shqiptarët, jo vetëm ditëve të festave, por ata janë solidarë dhe humanë edhe ditëve të tjera

Image

Jahir Murtezi: Po, mendoj se shqiptarët janë solidarë dhe me këtë mbetemi të kënaqur. Kjo është mjaft e mirë, sepse përveç ndihmave, gjatë festave një ndihmë janë edhe vizitat që u bëjmë njëritjetrit. 
Image

Rexhep Ahmeti: Ditëve të festave janë shumë solidarë, aq sa unë nuk besoj se ndonjë popull është më solidarë se populli ynë. Do të ishte mirë që kjo të vazhdohet edhe më pas, por është krizë e madhe dhe qytetarët tanë po përballen me vështirës jo të pakta. 

Image

 


Mustafë Mustafa: Jo vetëm ditëve të festave, por shqiptarët janë solidarë dhe humanë edhe ditëve të tjera. Pa diskutim në ditë festave ka një solidaritet të madh. Qytetarët janë, por politikanët në këtë aspekt janë zero.

Image

Faruk Bajoku: Po, në ditë festash shqiptarët janë solidarë dhe më shumë se zakonisht, në përditshmërinë. E mira e kësaj është sepse shumë prej qytetarëve që kanë vështirësi ndihmohen për të përballuar sadopak gjendjen e vështirë.


 



(Kosova Sot)