Brazili, favorit (Foto/Video)

  • 21 June 2018 - 10:31
Brazili, favorit (Foto/Video)

Të anketuarit kanë mendime të ndara se kush do të jetë kampion i ri i Botërorit që mbahet në Rusi në futboll. Shumica e konsiderojnë Brazilin si favoritin kryesor të kampionatit.

 

Visar Krasniqi thekson se sipas të gjitha gjasave kampioni i ri botërorë në Rusi do të jetë ekipi i Brazilit që ndonëse luajti baras në ndeshjen e parë sërish është favoriti kryesorë  sepse është djepi i futbollit.

Image

 

Pajtim Krasniq e sheh favoriti numër një Gjermaninë që ndonëse e pësoi në fillim presim të këndellet në vijim.”Më pas favoritë për kampion është Brazili. Zvicra e shqiptarëve do ta ketë vështirë”.

Image

 

Rexhep Hasani thekson se gjiroja e parë e kampionatit botërorë e turbulloi në një masë të madhe opinionin ndonëse Brazili e zhgënjeu. “Por sërish unë shpresoj se Brazili do të jetë kampion i ri botëror”.

Image

 

Shkelzen Rizvanolli shprehet se futbolli është futboll sepse topi është i rrumbullakët”. Sipas lojës që e tregoi favorite është Senegali duke mos e harruar këtu edhe Gjermaninë e përse jo edhe ekipin e Brazilit”.

Image

(Kosova Sot)