Bashkaatdhetarët po e mbajnë ekonomikisht Kosovën(Foto/Video)

  • 25 June 2018 - 10:50
Bashkaatdhetarët po e mbajnë ekonomikisht Kosovën(Foto/Video)
Qytetarët mendojnë se ndihma e mërgatës është e jashtëzakonshme
 
Image
 
Yll Bonjaku thekson se bashkatdhetarëve tanë u urojmë gjithë të mira dhe suksese sepse pa ta ekonomia jonë do ishte shumë e dobët. “Me ardhjen e tyre gjithçka ngjallet dhe gjithçka merr kahe për mirë”.
 
Image

Mehdi Gajtani konstaton se ndihma e tyre dhe rëndësia e saj ka qenë gjithnjë dhe vazhdon të jetë. “Pro sa janë të respektuar bashkatdhetarët tanë kur vijën këtu, shumë pak. Këtu bëhet shumë pak për ta”.

Image

Ilir Haziri shprehet se ka ndikuar gjithmonë, ndikon edhe sot, diaspora ka kontribuar shumë dhe po kontribuon, por sa ne po i a kthejmë këtë të mirë sot asaj.

 
Image
 
Shaip Paloj thotë se ekonomia jona e ka problem pa ndihmën e bashkatdhetarëve tanë dhe ne duhet tu jemi falënderues atyre, edhe pse kur vijnë në kufi, ata paguajnë përmes një sigurimi që nuk duhet të ekzistojë, që për mua është një formë harraqi. 


 

(Kosova Sot)