Duhet të ketë më shumë aktivitete kulturore në verë? (Foto/Video)

  • 05 July 2018 - 11:04
Duhet të ketë më shumë aktivitete kulturore në verë? (Foto/Video)

NT: të anketuarit thonë se është e domosdoshme e nevojshme dhe shumë e arsyeshme të ketë aktivitete kulturore kur bashkatdhetarët vijnë në këtë stinë në Kosovë

 

Image

Aziz Pacolli shprehet se gjithsesi duhen aktivitete kulturore pasi është periudha kur diaspora kthehet në vendlindje dhe ka nevojë për një kulturë më të begatshme. “Kështu që gjatë verës është dashur të ketë një dinamikë më të madhe kulturore”, ka theksuar ai.|
 

Image

Zeqir Shamolli thotë se natyrisht se në verë duhet të kemi aktivitete kulturore shumë më shumë se sa stinëve tjera, për arsye se ata që nuk ka mundësi të dalin jashtë t’u krijohet mundësia për të ndjekur aktivitetet kulturore këtu, veçanërisht këto duhet për diasporën e cila ka nevojë për këto aktivitete.
 

Image

Fehmi Gërxhaliu mendon se është e domosdoshme e nevojshme dhe shumë e arsyeshme, sidomos nisur nga ajo se presin bashkatdhetarët tanë të vijnë në na vizitojnë të na nderojnë sikurse na kanë nderuar deri tani e ne t’ua kthejmë me diçka.

 

Image

Faton Lakna thekson se patjetër që duhet të kemi më shumë aktivitete, edhe për shkak të turistëve, të bashkatdhetarëve që vijnë, por edhe që qyteti të jetë më i gjallë gjatë verës.

 

(Kosova Sot)