Video emocionuese: 17 vjeçarja me kancer, befasohet me mbrëmje të maturës (Video)

  • 11 July 2018 - 13:50
Video emocionuese: 17 vjeçarja me kancer, befasohet me mbrëmje të maturës (Video)

Një ngjarje shumë emocionuese ka ndodhur në Cannock, të Anglisë.

17 vjeçarja Molly Harrison, e cila ishte diagnostifikuar me kancer në muajin mars, u detyrua të mungojë në mbrëmjen e saj të maturës, për shkakt të kimioterapisë.

Image

Por,  miqtë e saj e befasuan me një festë surprizë, në shtëpinë e saj, për t’ia sjellur një atmosferë sa më festive dhe të ngjajshme me maturën, përcjellë Kosova Sot.

Image

Molly natën e mbrëmjës së maturës, i shikonte bashkëmoshatarët të festonin nëpërmjet rrjetit social Instagram teksa vet qëndronte e shtrirë në shtratin e spitalit.

Image

Shoqëria e saj vendosi që të bëjë gjithçka që t’ia organizonte një natë magjike, pas suksesit që e pati me kimioterapinë

(Kosova Sot)

Image