Mësuesi e detyron të bëj ushtrime të rrezikshme, nxënësja humb jetën (Video)

  • 15 July 2018 - 11:59
Mësuesi e detyron të bëj ushtrime të rrezikshme, nxënësja humb jetën (Video)

Nxënësja e një shkolle në Indi, ka humbur jetën pasi arsimtari e ka detyruar të marrë pjesë në ushtrimin e “kërkim-shpëtimit”.

N. Lokeshëari, 19-vjeçe, ka humbur jetën të enjten kur instruktori R. Armaguam e shtyu nga kati i dytë i shkollës gjatë ushtrimeve rutinore që i zhvillojnë në shkollë.

Kjo nxënësve e pafat fillimisht ishte lajmëruar si vullnetare për ushtrimet për shpëtim në rast të shpërthimit të ndonjë zjarri, por në momentet e fundit kishte hequr dorë.

Dhe duket se ky vendim nuk i kishte pëlqyer instruktorit të saj, i cili e bindi dhe më pas e detyroi të kërcen. Për fat të keq, kërcimi ishte fatal për të, edhe pse është dërguar me urgjencë në spital aty është konstatuar vdekja e saj.

Sipas raportit të policisë, instruktori është arrestuar dhe do të akuzohet për nxitje të vdekjes. Gjithashtu, është duke hetuar organizatori i ushtrimit, pasi instruktori nuk ishte leje për një gjë të tillë.

Sipas mediave indiane, instruktori nuk kishte certifikatë, kurse menaxhmenti i shkollës nuk kishte kërkuar leje për mbajtjen e ushtrimit.

 

(Kosova Sot)