Pamje e tmerrshme: 8 vjeçarja sulmohet nga në shqiponjë gjigante (Video)

  • 17 July 2018 - 15:40
Pamje e tmerrshme: 8 vjeçarja sulmohet nga në shqiponjë gjigante (Video)

Një 8 vjeçare është përplasur për toke nga një shqiponjë, ngjyrë ari, tejet e madhe duke i shkaktuar asaj lëndime të rënda.

Sulmi i tmerrshëm erdhi gjatë një shfaqjeje në Krigistan, ku spektatorët shikonin zogjtë e gjuetisë të ndjekin 'viktimat' e tyre, transmeton Kosova Sot.

Fëmija papritmas vrapoi jashtë arenës së spektatorëve, në të njejtën kohë  edhe shqiponja filloi të vrapojë në drejtim të saj, duke hapur krahët tejet të gjatë dhe duke pretenduar që vogëlushja të jetë preja e saj, gjatë kësaj shfaqjeje.

Image

 

Për fat të mirë, mbajtësi i zogjëve arriti që ta shpëtojë fëmijën nga kthetrat gjigante të shqiponjës .Më pas në ndihmë i del edhe një gjahtar.

Vogëlushja menjëherë u dërgua në spital për trajtim.

Image

 

Zhenishkul Sukaeva mjeke kryesore në spitalin rajonal Tonsky, tha se shpina e vajzës ka gërvishtje të shumta dhe të rënda dhe se ka nevoj për qepje.

“Vajza ishte e trishtuar dhe e tronditur, por gradualisht po përmirësohet" ka deklaruar mjekja Sukaeva .

(Kosova Sot)