Hodhi gjësende mbi çiklistët dhe rrezikoi t’i shtypte me veturë (Video)

  • 05 August 2018 - 10:21
Hodhi gjësende mbi çiklistët dhe rrezikoi t’i shtypte me veturë (Video)

Graham Towler ishte bashkë me një grup çiklistësh, kur u sulmuan nga një shofer veture në një rrugë të Londrës.

Pasi mbi grupin hodhi gjësende të ndryshme, shoferi i paidentifikuar shpejtoi dhe gati i shtypi me veturë, ndërsa u largua me shpejtësi.

“Nuk provokuan dhe ishin duke lëvizur ngadalë në skaj të rrugës, nuk e dimë pse ky agresivitet”, ka thënë Towler.

Videon e shpërndarë në internet është duke e hetuar policia, në përpjekje ta identifikojë sulmuesin, që besohet të ketë qenë nën ndikim të ndonjë substance.

 



(Kosova Sot)