Për ta ndihmuar të bijën që po rrihej me një bashkëmoshatare, nëna vendosë ta frikësojë me revole (Video) - TV - Kosova Sot
Për ta ndihmuar të bijën që po rrihej me një bashkëmoshatare, nëna vendosë ta frikësojë me revole (Video)

Për ta ndihmuar të bijën që po rrihej me një bashkëmoshatare, nëna vendosë ta frikësojë me revole (Video)

Videoja ku shihet një nënë nga Teksasi duke ia drejtuar revolen një adoleshente ka shokuar opinionin në SHBA.

Shade Locked nga Houston, Teksas shihet në video duke mbajtur në dorë revolen që ia drejton një vajze që mundohet të përfshihet në një rrahje mes vajzës së saj 13-vjeçe dhe një 15-vjeçareje.

Tracy McTyler, gjyshja e adoleshentes 15-vjeçe e cila njëherit ka filmuar videon, dëgjohet duke thënë: “qfarë mendonte të bënte me revole”.

Megjithatë, Shade më vonë duke u munduar të arsyetoj veprimin e saj ka deklaruar se revolen e kishte të fallso.

“Kam shkuar në veturë për ta marrë revolen ajrore kur pashë se vajzat mbanin thika. Ato sigurisht se do të thereshin po të mos i frikësoja me revole”, ka shtuar Shade.

Megjithatë në raportin e policisë thuhet se adoleshentet ishin rrahur për shkak të publikimit të një statusi në rrjetet sociale, dhe se tashmë kanë filluar hetimet për incidentin. 

 

(Kosova Sot)

20 orë e 40 minuta më parë
19/10/18