“Erika” lë pas 20 të vdekur në Republikën Dominikane (Video)

  • 30 August 2015 - 15:00
“Erika” lë pas 20 të vdekur në Republikën Dominikane (Video)
Stuhia tropikale “Erika” ka shkaktuar disa viktima dhe shkatërrim në Karaibe, 10 vjet pas uraganit “Katrina”.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Republikën Dominikane. Aeroporti vendas është mbyllur për shkak të stuhisë së fortë, e cila pritet të përfshijë Bahamasin, Kubën veriore dhe Floridën, ku është shpallur gjendja e emergjencës.

Presidenti Obama i ka bërë thirrje popullatës së këtyre zonave të ndjekin udhëzimet e autoriteteve deri në përfundim të stuhisë.

“Erika” është stuhia e pestë në gjirin e Meksikës për këtë sezon.

10 vjet më parë, uragani “Katrina” la pas dymijë viktima dhe një milion të pastrehë.