Foshnja ndalon së qari kur dëgjon këngën e Ligës së Kampionëve (Video)
Duket se muzika e Ligës së Kampionëve rregullon gjithçka.
Një video e publikuar nga SPORTbible, tregon një foshnje duke qarë përderisa nëna e saj provon ta qetësojë atë.
Tentimi për ta qetësuar vetëm duke e përkundur dështon, para se nëna t’ia lëshojë asaj një muzikë që e qetëson.
Sapo e dëgjon muzikën e Ligës së Kampionëve, foshnja pushon së qari. Shikojeni:
(Kosova Sot)