Trishtohet gruaja, tërmeti çan tokën nën këmbët e saj (Video)

  • 18 October 2018 - 14:02
Trishtohet gruaja, tërmeti çan tokën nën këmbët e saj (Video)

Një grua mbeti e trishtuar, kur nën këmbët e saj çahet toka gjatë një tërmeti të fuqishëm që ndodhi në ishullin Sulawesi të Indonezisë më 28 shtator.

Tërmeti i fuqishëm 7.5 shkallë shkaktoi cunami dhe lëngëzim të madh të tokës – një fenomen ky që e bën tokën të butë si lëng.

Realiteti trishtues i këtij procesi mund të shihet në videon më poshtë, kur një grua rastësisht qëlloi në rrugë në momentin që ndodhi tërmeti.

Mijëra njerëz janë shpallur të vdekur ose të zhdukur, dhe një lagje e tërë në qytetin e Palus ishte përbirë nga çarja e tokës. 

 
?(Kosova Sot)