Binjakët pinë lëngun e specave më djegës në botë: Mos e pranoni kurrë këtë sfidë (Video

  • 09 October 2015 - 21:48
Binjakët pinë lëngun e specave më djegës në botë: Mos e pranoni kurrë këtë sfidë (Video

Vëllezërit binjakë, të njohur në YouTube me pranimin e sfidave të ndryshme, kësaj radhe i kanë marrë 75 euro për të pirë lëngun e “Korrësit të Karolinës”, që është speci më djegëse në botë.

Vetëm duke prerë dhe bluar specat, vëllezërit danezë nisën të kolliten. Masën e bluar ata e vënë në gota dhe e pinë.

Kujtojmë se këta speca i kanë nga 2.2 milionë skovilla - masa matëse, për djegshmërinë e specit. E, specat e zakonshme për tryezë, nuk i kanë më shumë se 1,500 skovilla.

Shikoni gjendjen e vëllezërve, pasi pinë masën e specave ekstremisht djegës.

Mos e provoni një gjë të tillë, kurrë në jetë.