Dj britanik: Kanibali ma hëngri fytyrën (Video)

  • 13 October 2015 - 18:09
Dj britanik: Kanibali ma hëngri fytyrën (Video)

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një DJ britanik përfundon i dhunuar dhe i kafshuar në fytyrë në pallatin e tij në Ibiza, Spanjë.

Kenny McSween thotë se sulmi zgjati 20 minuta.

Ai mendon se personi që e sulmoi ishte spanjoll.

Por kur policia mbërriti, Kenny thotë se ata prangosën atë dhe jo sulmuesin e tij.

38-vjeçari thotë se nuk e di pse e sulmuan, por policia i tha se ai kishte menduar se britaniku është hajdut, ndaj e sulmoi.

Kenny tashmë është kthyer në Londër, pasi thotë se ka frikë të jetojë më në Ibiza.