Ky roje i sigurisë do t'ju lë 'pa mend' (Video)

  • 13 October 2015 - 20:03
Ky roje i sigurisë do t'ju lë 'pa mend'  (Video)

Shikuesit e lojërave të bejsbollit në Amerikë janë mësuar të argëtohen nga maskota të ndryshme.

Por kësaj radhe ishte pak më ndryshe, për shkak se një roje e sigurisë aty e ka lënë nën hije maskotën.

Fillimisht maskota në fjalë ka shkuar afër tij dhe e ka provokuar me kërcime qesharake.

Në momentin kur rojtari dukej serioz dhe i nervozuar, duke e lënë një përshtypje se do ta rrihte maskotën, ai vetëm e ka shtyer atë nga vetja dhe filloi të kërcente për mrekulli.

Publiku i pranishëm e pritën aq mirë sa nuk i ndalën duartrokitjet.

Në fund edhe vetë maskota iu afrua duke ia dhënë dorën.