Një tortë të rrumbullakët nuk duhet ta prisni në forma trekëndëshe, ja përse (Video)

  • 13 October 2015 - 22:22
Një tortë të rrumbullakët nuk duhet ta prisni në forma trekëndëshe, ja përse (Video)

Duket se gjatë gjithë kësaj kohe e kemi prerë gabim tortën. Sigurisht se edhe ju si shumica e njerëzve të tjerë, nëse keni përgatitur një tortë në formë të rrumbullakët, e keni prerë atë në forma trekëndëshe.

Por, duket se kjo ka qenë gabim. Kështu, ju duhet të mësoni se si ta preni atë më mirë herën tjetër.

Mënyra trekëndëshe nuk është mënyra ‘shkencore’ për ta prerë një tortë. Në vend të kësaj, shkrimtari dhe matematikani Alex Bellos rekomandon një tjetër formë të prerjes.

Duke ndjekur ilustrime dhe shënime të vjetra, Belos e prenë një tortë të rrumbullakët në mes dhe e heqë pjesën e gjatë të mesit, duke i bashkuar dy pjesët e mbetura dhe më pas duke i ndarë në katër pjesë të barabarta.