Video tronditëse: Momenti kur vinçi bie mbi anijen dhe fundosen në det

  • 24 December 2019 - 10:59
Video tronditëse: Momenti kur vinçi bie mbi anijen dhe fundosen në det

Në ishujt Galapagos është fundosur anija “Orka” me plotë 2,270 litra naftë, pasi vinçi me të cilin po transportohej kontejneri me naftë humbi baraspeshimin nga pesha e madhe dhe ra mbi të.

Si pasojë e derdhjes së naftës në det, autoritetet janë duke luftuar me të gjitha forcat që të parandalojë dëmin e shkaktuar në territorin e saj.

Për fat të mirë, personat që ishin në anije në atë moment kanë arritur me kohë të hidhen në ujë dhe të largohen nga vendi ku po fundosej anija së bashku me vinçin gjigant. 

(Kosova Sot Online)