Kjo pemë e Vitit të Ri ka thyer rekordin botëror (Video)

  • 28 November 2015 - 19:31
Kjo pemë e Vitit të Ri ka thyer rekordin botëror (Video)

Me 518 838 drita, kjo pemë e Vitit të Ri ka thyer një rekord botëror. Pema, e cila ndodhet në Canberra, Australi është dekoruar nga një avokat.

David Richards hyri kështu në librin e rekordeve, Guinness sepse e dekoroi pemën me 518 838, duke thyer rekordin që mbante Universal Studios Japan me 374.280 drita.

Pema është e gjatë 22 metra dhe është e prej çeliku.

Paratë që do të mblidhen nga kjo pemë madhështore do të shërbejnë për të mbledhur fonde për kërkimet e vdekjeve të papritura të të porsalindurve.