Jackie Chan mëson teknika të arteve marciale nga një fëmijë (Video)

  • 29 November 2015 - 13:15
Jackie Chan mëson teknika të arteve marciale nga një fëmijë (Video)

Një video e postuar në YouTube shfaqë legjendën e arteve marciale Jacki Chan, duke u trajnuar nga një fëmijë.

Videoja thuhet se ishte incizuar në një set të filmit “Shaolin”, i cili ishte prodhuar më 2011. Jackie Chan luante Wudao-në, një murg shaolin.

Sifoqoftë, Chan duhej të luftonte dhe për ta bërë këtë i duhej të mësonte disa teknika autentike të shaolinëve. Ai priti se trajneri i tij do të jetë pak më i vjetër, por u befasua kur ai ishte një fëmijë.

Në video shihet djaloshi i vogël i cili ia mëson disa teknika dhe ia korrigjon gabimet Jackie-të. Shikojeni videon më poshtë: