Gropa gëlltit një veturë me njerëzit brenda (Video)

  • 07 February 2016 - 10:03
Gropa gëlltit një veturë me njerëzit brenda (Video)

Një gropë gjigante gëlltiti një veturë brenda së cilës ishte një çift së bashku me djalin e tyre dy vjeçar.

Pamjet tregojnë momentin kur vetura bie poshtë, teksa kalimtarët ndihmonin gruan dhe burrin për të dalë nga aty.

Tre personat, Edgar Olando Bartolo Slva, Mairsol Mercedes Gutierrez Sichha dhe djali i tyre shpëtuan të pa lënduar, transmeton lajmi.net.

Ata u dërguan në spital si masë paraprake. Ngjarja ka ndodhur të enjten në Trujillo, në Perun veriperëndimor.

Besohet se gropa ishte rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që goditet qytetin në ditët e fundit, duke shkaktuar përmbytje.

(Kosova Sot)