Ish “Miss Franca” provon striptizin, e pëson keq (Video)

  • 11 February 2016 - 16:37
Ish “Miss Franca” provon striptizin, e pëson keq (Video)

Pasi një valltare profesionale ka treguar aftësitë e saj të vallëzimit në shtyllën e striptizit, të njëjtën gjë ishte munduar ta bëj edhe ish “Miss Franca”, Laury Thilleman, e cila ishte udhëheqëse e këtij emisioni

Ajo ishte mburrur se edhe vetë ka përvojë të tillë të vallëzimit. Ajo me guxim ka ardhur deri te shtylla dhe ishte ngjitur në të. Në momentet e para dukej se ajo e dinte se çfarë po bënte, pro pastaj kishte vendosur të hapë këmbët derisa po qëndronte e varur me kokë teposhtë, transmeton zeri.info.

Por duart nuk e kishin mbajtur dhe me tërë peshën kishte rënë në qafë dhe kokë. Bashkë-udhëheqësi i kishte dalë në ndihmë, por ajo i kishte thënë se çdo gjë ishte në rregull.

Se si shkoi ky vallëzim, shikojeni videon.

(Kosova Sot)